PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Audit i Brendshëm



ep & partners consultancy sh.p.k
17.10.2013, 17:50
eppc kërkon një Audit të Brendshëm për klientin e saj i cili është një ndër kompanitë më të mëdha në vend në fushën e tregëtisë me shumicë dhe pakicë.

MUNDËSIA JUAJ

Klienti është në kërkim të një Auditi të Brendshëm i cili duhet të performojë profesionalisht në pozicionin e Kontrollit të Brendshëm të kompanisë, nëpërmjet mbulimit të funksioneve të kontrollit operacional dhe financiar.

Ai/Ajo duhet të ruaj dhe respektoj, të gjitha standardet etike dhe profesionale gjatë kryerjes së detyrave të kontrollit.


Përgjegjësitë Kryesore:

• Identifikimin dhe vlerësimin e risqeve në kompani;
• Ndërtimin e procedurave të auditimit;
• Identifikimin, zhvillimin, dhe dokumentimin e proceseve të auditimit;
• Raportimin e rezultateve të auditimit dhe projekteve nëpërmjet raporteve të përcaktuara.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në fushat Ekonomike;
• Përvojë mbi 2 vjet në fushën e Auditimit të Brendshëm/Jashtëm;
• Përvojë në auditimin e operacioneve, magazinave dhe shpërndarjes;
• Certifikim si Auditor i Brendshëm (CIA), përbën avantazh;
• Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze dhe të paketës MS Office.

Të dhënat:

Pozicioni: Audit i Brendshëm;
Vendndodhja: Autostradë;
Orari: 44 orë në javë;
Raporton tek: Drejtori i Përgjithshëm;
Udhëtime pune: Po, brenda vendit;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 20 Tetor 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.