PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Drejtor Finance



ep & partners consultancy sh.p.k
30.10.2013, 10:39
eppc kërkon një Drejtor Finance për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha dhe më të konsoliduara ndërkombëtare në vend.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë në menaxhimin e përgjithshëm dhe kontrollin e aktiviteteve financiare.
Kandidati duhet të kenë një eksperiencë të fortë profesionale në menaxhimin financiar në kompani të njohura kombëtare ose ndërkombëtare

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Financë-Kontabilitet (brenda ose jashtë Shqipërisë);
• Diplomë Masteri (brenda ose jashtë Shqipërisë) përbën avantazh;
• Përvojë pune mbi 5 vjet në të njëjtin pozicion;
• Përdorimi i SUN Systems, Oracle ose SAP përbëjnë avantazh të rëndësishëm;
• Kandidati duhet të ketë një historik pune të shkëlqyer;
• Informacion shumë të mirë në fushën e kontrollit financiar dhe raportimit;
• Aftësi shumë të mira planifikuese dhe të menduar analitik;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi, ndërmjetësimi dhe koordinimi;
• Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze;
• Njohuri të avancuara të MS Office, veçanërisht në Excel.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Menaxhimi i departamentit të financës dhe kontabilitetit;
• Raportimi financiar mujor në qendrën e kompanisë;
• Dizenjimi i buxhetit vjetor dhe përdorimi i tij përgjatë vitit;
• Kontrolli dhe disiplina financiare.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtor Finance;
Vendndodhja: Tiranë - Durrës;
Orari: 40 orë në javë;
Udhëtime pune: Po;
Pagesa: Në nivelet e vendeve perëndimore;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 31 Tetor 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.