PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomist Kantieri



ManeTCI
08.10.2013, 09:17
Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Ekonomist Kantieri. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:

· Regjistrimi i faturave të blerjeve dhe situacioneve mujore.

· Rakordim dhe kontrollim të fletëhyrje dhe fletëdaljeve të magazines.

· Rakordimi për gjendjen e materialeve mujore me inxhinierët, kostoistët dhe magazinierin.

· Mbajtja e blerjeve mujore për shpenzime në kantiere.

· Inventari fizik dhe analiza me inventarin kontabël.

· Mirëmban dhe raporton listën e aseteve të kantierit.

· Ndjek situacionimin mujor për punimet shtesë të klientëve dhe harmonizimin me situacionin mujor të investimit.

· Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.

KERKESAT:

· Të ketë mbaruar studimet e larta në degën e finances.

· Të ketë njohuri praktike në Financa 5.

· Të ketë njohuri për materialet e ndërtimit.

· Aftësi për të punuar në grup.

· Gadishmëri për të punuar në kantier, dhe fleksibël në orare.

· Të zotëroj programet bazë të kompjuterit.

· Komunikues i mirë, me shkrim dhe verbal.

· E preferueshme experience min.2 vjet.

· Mosha 25-35 vjec, dhe seksi mashkull


TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170



Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 15 Tetor 2013.