PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Perfaqesues Promocioni



"Tring TV" sha
02.10.2013, 16:19
PERSHKRIM POZICIONI

Emërtimi i pozicionit: Perfaqesues Promocioni
Departmenti: Marketing
Raportim: Marketing Mananxher


Përshkrim përmbledhës i punës
Të prezantojë, kontaktojë në menyrë të drejtpërdrejtë qytetarët për prezantimin e kompanisë dhe produktet/ shërbimet që ajo ofron, duke bërë një pasqyrë të qartë dhe të detajuar të feedback-ut të tyre mbas prezantimit dhe njëkohësisht të mbledhë ankesat që qytetaret kanë për shërbimet e ofruara nga kompania.
Detyrat dhe përgjegjësit:


Të kontaktojë në menyrë të drejtpërdrejtë qytetarët për prezantimin e kompanisë dhe produktet/ shërbimet që ajo ofron.
Të bëjë prezantimin e kompanisë dhe produkteve/ shërbimeve që ajo ofron sipas standarteve që kompania kërkon.
Të orjentojë sa më mirë klientët e interesuar për produktet/shërbimet që kompania ofron dhe të realizojë kontrata për këto shërbime.
Të mbledhi feedback të detajuar nga qytetarët mbi produktet/ shërbimet që kompania ofron.
Të mbledhi ankesat e ndryshme që vijnë nga klientet dhe ti reklamojë ato sipas procedurës së parashikuar.
Të njohë në nivel shumë të mirë produktet/ shërbimet që kompania ofron dhe të jetë në gjëndje ti prezantoi ato.
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe ti zhvillojë ato.

Kualifikim Profesional: Diplomë e shkollës së mesme, (diploma e shkollës se lartë përbën avantazh
Ekperienca Profesionale: Te kete minimumi 1 vit pervoje pune ne promocion( pervoja e punes ne fushen e telekomunikacionit perben avantazh).
Aftësi dhe Cilësi:


Aftësi shumë të mira komunikimi.
Aftësi për të krijuar njohje dhe komunikim miqësor, me klientët potencialë.
Të ketë aftësi shumë të mira prezantuese.
Të ketë aftësi të te punuarit në grup.
Aftësi të punojë nën presion.
Të jetë orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit.
Njohje e mirë e qytetit dhe aftësi orientuese.
Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
Njohuria e gjuhës angleze, përbën avantazh.

Te gjitha CV-te tuaja mund t’i dergoni ne adresen hr@tring.tv (hr@tring.tv) brenda dates 18/10/2013.