PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Financiere



Deka-Olim
26.09.2013, 15:37
Kompania “Deka” lider në tregun shqiptar të indutrisë së detergjentëve kërkon të punësojë :


Financiere (F)



Detyrat/Pergjegjësitë:
Të bëjë regjistrimet periodike të faturave shitje-blerje.
Të bëjë regjistrimet e fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve të magazinave.
Të bëjë regjistrimet e deklaratave doganore të blerjeve nga importi.
Të bëjë rakordimet me klientët dhe furnitorët dhe detyra të tjera në funksion të pozicionit të punës.

Kualifikime/ Kerkesa:
Të jenë diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet.
Të kenë eksperiencë pune mbi 2 vjet.
Të njohin shumë mirë paketën MC Office.
Të ketë njohuri të mjaftueshme në programin ‘Financa 5’ (kusht i domosdoshëm).
Aftësi të mira komunikuese.
Të jetë korrekte dhe e aftë për të mbajtur përgjegjësi për pozicionin e punës.

Ne ofrojmë:
Pagë motivuese.
Shpërblime mbi bazën e performancës në punë.
Mundësi trajnimi dhe zhvillimi.
Atmosferë miqësore dhe dinamike.


Te gjithe kandidatet e interesuar duhet te dergojne CV-ne e detajuar ne shqip, foto bashkengjitur, Letren e Interesit si dhe te specifiokjne qarte pozicionin e punes per te cilin aplikojne ne adresen: hr@deka.al brenda dates 05 Tetor 2013.

Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.


Tel. : 00355 4 4509031

Cel. : -