PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje / Van Seller



topdistribution
12.09.2016, 11:09
Përshkrimi

Kompania jone eshte nje kompani e re dhe me ‘Know How-n’ e duhur per distribucionin e produkteve ushqimore. Objektivi kryesor i kompanise, është të krijojë një rrjet shitjesh të specializuar dhe të strukturuar ne menyrë profesionale për tregëtimin dhe shitjen e produkteve ekskluzive dhe te vecanta per tregun shqiptar ne sektorin ushqimor. Kompania kerkon te punesoje agjent shitjeje me fugon / Van Seller per qytetin e Tiranes.

Qellimi i Pozicionit: Sherbim i shkelqyer ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonen perkatese.

Detyrat/Pergjegjësitë

- Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj potenciale
-Prezanton ne menyre profesionale produktet, te cilat trajtohen me shumice, tek klientet e zones qe mbulon.
-Identifikon nevojat e klienteve dhe jep propozime per permbushjen e nevojave te klientit.
-Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve, pjese e katalogut te shumices.
-Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
-Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
-Zbaton dhe respekton procedurat ne fuqi dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
-Raporton me shkrim tek manaxheri i shitjeve me shumice mbi ecurine e punes dhe problematiken e hasur.
-Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.

Kualifikime/ Kërkesa:

Edukimi:Arsimi i larte do te perbente avantazh, preferohet Profili Ekonomik ose Shkenca sociale.
Mosha:Nga 23 deri 30 vjec
Eksperiencë pune: Minimalisht 0-2 vjet eksperience pune ne kompani te ngjashme distribucioni
Pagesa:Eshte motivuese dhe dinamike ne varesi te rezultateve te arritura


Aftësite:

-Aftesi shume te mira komunikuese
-Aftesi shume te mira prezantuese
-Aftesi shume te mira negociuese
-Aftesi analizuese.
-Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.

Aftesi te tjera:
-Njohuri te mira te gjuhes angleze ose italiane
-Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office
-Te disponoje patente automjeti te klasit B

Tel. : 044503877

Cel. : 0689072020

Email: administrata@topdistribution.al


Ju lutem, te interesuarit te dergojne nje CV me foto ne emailin e mesiperm.