PDA

View Full Version : Shqiperi, ofroj vend pune Freelancer SHITËS AMBULANT LIBRI



SHBL
15.09.2013, 13:01
OFERTË PUNE

"Shtëpia Botuese Laholli", që boton kryesisht letërsi gjermanofone (nga Austria, Gjermania, Zvicra), planifikon rritjen e ekzemplarëve të çdo titulli. Për realizimin e këtij qëllimi, kërkohen njerëz, që në terren, institucione, tek njerëzit e njohur dhe të panjohur janë të aftë të shesin brenda 10-të ditëve së paku 30 ekzemplarë të një titulli të botuar. Po qe se kjo gjë arrihet prej jush brenda kufirit kohor, jeni mëse i aftë për këtë punë. Një punë e kryer mirë, edhe duhet shpërblyer mirë. Kjo është filozofia jonë bashkëpunuese.
Edhe pse për momentin mund t'ju pushtojë euforia, ju lutemi, mos na shkruani menjëherë. Interesohuni më parë, si shkojnë këto punë. Pyesni njërin dhe tjetrin. Përmes nesh mund të arrini një ditë të keni vërtetë një fitim të qëndrueshëm, por një fitim stabil në kohë dhe hapësirë ka nevojë të mbështetet që në fillim tek suksesi i vogël, që nuk kërkon thjesht vëmendje, por përkushtim. Dhe sado pozitiv e dashamirës t'ju duket ky sugjerim, mos u mjaftoni aspak me të, bëni një hap më tej, madje guxoni gjer atje, sa t'i siguroni 30 blerësit e parë pa i patur fare librat në dorë. Nëse e arrini këtë gjë, duhet të gëzoheni e të ndiheni krenar për talentin tuaj. Pas kësaj na kontaktoni menjëherë, që të fillojmë bashkëpunimin, që talenti dhe mundi juaj edhe të shpërblehen si duhet.
Po qe se jeni 200% të bindur, se në qytetin ku jetoni, në lagjen tuaj, në pallatin ku banoni, në rrethin tuaj miqësor e shoqëror mund të shisni së paku 30 libra brenda 10-të ditëve, atëhere kontrolloni katalogun e botimeve tona, dhe na përcillni dëshirën tuaj, se me cilin titull doni të filloni veprimtarinë tuaj fituese. Dhe mos hezitoni aspak, të na komunikoni që në krye, se me sa përqind (%) fitim nga çmimi i një libri të shitur do të ishit të kënaqur, të shpërbleheshit.
Kjo ofertë vlen për të interesuarit jo vetëm në çdo qytet të Shqipërisë, por edhe jashtë saj. Në ofertën tonë nuk ka përjashtim gjinie, por sa i përket moshës, të miturit dhe të moshuarit janë të përjashtuar prej saj. Te kjo pikë shpresojmë të kemi mirëkuptimin tuaj.

Adresa kontaktuese:
info@laholli.com

PS.: Katalogun e botimeve të SHBL-së mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:
http://onilda-shtembari.wix.com/libraria-laholli