PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës i Sektorit Financë & Kontabilitet



Albanian HR Solutions
10.10.2013, 11:15
Albanian HR Solutions është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Në emër të klientit tonë që operon sukseshëm në sektorin Bankar në Shqipëri, ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin " Përgjegjës i Sektorit Financë & Kontabilitet"

Qellimi i Pozicionit: Përgjegjës për planifikimin, organizimin, administrimin, dhe dokumentimin me efektivitet të aktivitetit financiar.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Mbikqyr përdorimin e burimeve financiare dhe ekzekutimin e buxhetit
• Ndjek, kontrollon, dhe raporton realizimin e zërave të project buxhetit
•Përgjegjës për përgatitjen e plan biznesit dhe buxhetit vjetor të institucionit në bashkëpunim me menaxhimin
• Përgjegjës për saktësinë e të gjitha raporteve të nevojshme për menaxhimin, Bankën e Shqipërisë dhe struktura të tjera, si dhe për mirëmbajtjen dhe up-datimin e sistemit të raportimit, në varësi të ndryshimeve në kohë.
• Vlerëson kontratat nga pikëpamja financiare dhe fiskale, para nënshkrimit të tyre.

Kualifikime/Kerkesa:
• Arsim i lartë, dega Financë
• Kualifikim pasuniversitar në fushën e kontabilitetit
• Eksperienc mbi 5-10 vjet në fushën e Financës, kontabilitetit ose kontrollit
financiar, preferohet në sektorin bankar
• Njohje shumë e mirë e MS Office dhe programeve të kontabilitetit
• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze

Aftesi:
• Aftesi ne vendim-marrje
• Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe autonom
• Aftesi për të drejtuar dhe menaxhuar grup

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 20.10.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35545530154