PDA

View Full Version : Korce, Menaxher Dege



VisionFund Albania
21.08.2013, 14:27
Njoftim për vend të lirë pune

VisionFund Albania, Program i Mikrokredisë së Organizatës World Vision Albania, kërkon të punësojë:

MENAXHER DEGE - KORÇË

VisionFund Albania ofron kredi për biznesin e vogël dhe të vetëpunësuarit në zonat rurale dhe gjysmë-urbane ku ka hapur degë të saj. VisionFund Albania synon që të sigurojë kredi të cilat përmirësojnë jetën e të varfërve, krijojnë mundësi punësimi dhe nxisin zhvillimin e ekonomisë lokale.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZICIONIT
• Të zhvillojë dhe të rrisë degën në mënyrë të qëndrueshme dhe cilësore
duke ofruar shërbime finaciare për sipërmarrësit e vegjël dhe personat e
vetëpunësuar.
• Përgjegjës për arritjen e objektivave të degës
• Të drejtojë dhe monitorojë mbi baza ditore planet e punës së degës dhe
arritjet e tyre
• Të ndërveprojë ngushtë me zyrën qëndrore dhe degën në mënyrë që të
kuptohen nevojat për arritjen e objektivave
• Përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të degës përfshirë; aktivitetet
e kredidhënies, organizimin dhe administrimin e mjeteve të punës.
• Të sigurojë që dega operon sipas politikave dhe procedurave të
miratuara nga kompania.
• Të ndërtojë marrëdhënie besueshmërie dhe afatgjata me klientët aktual,
klientët potencial dhe komunitetet ku vepron VFA-ja
• Të menaxhojë, motivojë dhe zhvillojë punonjësit e degës me qëllim që të
arrihen treguesit e performancës.


KËRKESAT E PUNËS DHE KUALIFIKIME:
• Diplomë Universitare në Fakultetin Ekonomik ose fusha të ngjashme
• Të ketë të pakën 3 vjet përvojë pune profesionale në fushën e
kredidhënies, shitjeve ose menaxhimit
• Aftësi shumë të mira ndërvepruese, të komunikimit dhe të trajnimit të
punonjësve
• Aftësi shumë të mira menaxhuese dhe negociuese.
• Aftësi të forta analizuese, organizative dhe raportuese.
• Njohuri shumë të mira të programeve bazë kompjuterike
• Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar
• Licensa e drejtimit të automjetit është e domosdoshme


Preferohen kandidatët të cilët jetojnë në rrethin e Korçës.

Aplikantët e interesuar duhet të dorëzojnë:
1. Një kopje të CV-së
2. Një letër interesi

Data e mbylljes së aplikimeve është: 08 Shtator, 2013 ora 18:00. Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen

Aplikimet mund të dërgohen në adresat:

VisionFund Albania - Tiranë
Rr : Ibrahim Rrugova, Nr. 26, Kati i 3-të,
email : hr@visionfund.al