PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist per Produktet e Kartave dhe Bankingut Elektronik



Union Bank
28.08.2013, 14:05
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialist per Produktet e Kartave dhe Bankingut Elektronik ne Departamentin e Shitjeve per Individe ne Tirane ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.


Specialist per Produktet e Kartave dhe Bankingut Elektronik

Qellimi i pergjithshem i punes: Te siguroje qe banka ka ndertuar nje proces sa me efektiv per shitjen e produkteve te bankingut elektronik, duke filluar qe nga njohja e produkteve nga stafi deri ne perdorimin intesiv nga klientet e bankes, nepermjet respektimit maksimal te parametrave te riskut operacional dhe kreditor.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
1. Ne bashkëpunim me Drejtorin e Departamentit, duke u bazuar ne nevojat konsumatore dhe sjelljen e tregut, mirëmban dhe zhvillon produktet e bankingut elektronik si dhe koordinon permiresimet eventuale te aprovuara te produkteve dhe mund te sugjeroje lançimin e produkteve te reja.
2. Krijon dhe mirëmban te rifreskuar Databasen e Produkteve te bankingut elektronik te cilat ofrohen nga konkurrentet. Mban gjithashtu kontakte te ngushta dhe shkëmben informacion për këtë ceshtje, me personat përgjegjës ne departamentet operacionale te bankes dhe persona te caktuar qe merren me shitjet ne dege.
3. Kujdeset per marketingun e ketyre produkteve, brenda buxhetit te miratuar te marketingut, ne bashkepunim me Departamentin e Marketingut te Bankes.
4. Harton nje draft-program te shitjes se produkteve te kartave dhe bankingut elektronik, duke identifikuar kanalet e shitjes dhe volumet e pritura te shitjes, si dhe menyrat e shitjes.
5. Si pjese e programit te shitjes, duke u bazuar ne databasen e Bankës, bashkepunon ne identifikimin e klientëve qe do te targetohen për produkte te bankingut elektronik, apo shërbime specifike. Ne bashkëpunim me Dpt. e Kartave, IT etj. ndjek procesin e implementimit.
6. Monitoron performancen e degëve lidhur me objektivat e produkteve te bankingut elektronik dhe propozon veprime për t’u ndërmarre me qellim arritjen e objektivave, sipas politikave, procedurave dhe standardeve te aplikuara
7. Ai/Ajo monitoron raportet e ndryshme te shitjeve te produkteve te bankingut elektronik me qellim përmirësimin e tyre dhe ne bashkëpunim me struktura te tjera ne Banke rekomandon ndryshime te mundshme.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
• Diplome universitare ne ekonomi ose fushe te lidhur me te.
• Eksperience e meparshme 2 vjecare ne sektorin bankar.

Aftesi te tjera:
• Aftesi shume te mira komunikimi, referimi dhe sherbimi te klientit.
• Aftesi analitike dhe ne interpretimin e rezultateve.
• Aftesi per te punuar pa mbikeqyrje dhe i hapur per te pranuar ndryshimet dhe sfidat e reja.
• Njohuri te mira te gjuhes Angleze dhe perdorim te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 9 Shtator 2013:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:
Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al
Tirane

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.