PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Auditimi



Union Bank
28.08.2013, 14:02
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.
Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Specialist Auditimi ne Departamentin e Auditimit te Brendshem ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.


Specialist Auditimi
Departamenti i Auditimit te Brendshem

Qellimi i pergjithshem i punes: Specialisti i Auditimit, nen drejtimin e Drejtorit te Departamentit, duhet te kryeje auditime te aktiviteteve te degeve/agjensive dhe departamenteve te bankes, ne baze te planit dhe standarteve te auditimit.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
1. Te mbledhe informacionin/dokumentacionin e nevojshem per pergatitjen e auditimit dhe te pergatise skedulin e auditimit.
2. Te analizoje dokumentacionin, te kuptoje dhe dokumentoje proceset. Te identifikoje, vleresoje dhe dokumentoje risqet dhe kontrollet brenda ketyre proceseve.
3. Te zhvilloje takime me stafin e audituar. Te diskutoje mbi saktesine e gjetjeve te auditimit. Te prezantoje qarte dhe ne menyre profesionale ceshtjet gjate takimit dhe ne perfundim te periudhes se auditimit.
4. Te hartoje draft raporte (ne bashkepunim me skuadren e auditimit). Te jape sugjerime se si mund te zgjidhen ceshtjet e identifikuara
5. Te perfundoje raportet e auditimit ne kohe, sipas planit te auditimit.
6. Te jete familiar dhe te perditesohet vazhdimisht me rregulloret e brendshme dhe te jashtme.
7. Te jete i afte te punoje ne grup dhe te drejtoje nje proces auditimi, nese kerkohet.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
• Diplome universitare ne ekonomi ose fushe te lidhur me te.
• Eksperience te meparshme 3 vjecare ne auditim ose fushe te ngjashme ne sektorin bankar.
• Njohje te produkteve/sherbimeve bankare.

Aftesi te tjera:
• Aftesi te mira komunikimi.
• Aftesi analitike dhe te shkrimit te raporteve.
• Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
• Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
• Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 9 Shtator 2013:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:
Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al
Tirane

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.