PDA

View Full Version : ITK Group | Pozicione të Reja për Përkthyes dhe Mësues



ITK Group
03.09.2013, 22:24
Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës (http://www.itkalbania.com/) kërkon të punësojë persona të aftë në fushën e mësuesisë së gjuhës Angleze, Gjermane dhe Italiane. Gjithashtu ITK kërkon të punësoj përkthyes të aftë të Gjuhëve të përmendura më sipër.
Pozicionet vakante dhe kërkesat specifike për secilin pozicion vazhdojnë si më poshtë:

1. Përkthyes për gjuhën Angleze dhe Gjermane

Aplikanti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë ose të jetë në vazhdim (Viti i fundit)
Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës Angleze dhe/ose Gjermane
Të ketë eksperiencë profesionale në përkthime (2 - 3 vjet) - do kërkohen referenca!
Të ketë përvojë përkthimi në Anglishten/Gjermanishten e përgjithshme, atë ligjore, ekonomike ose sociale
Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, të programeve përkatëse për manaxhimin e proçesit të përkthimit
Të jetë profesional dhe të dijë të manaxhoje efektivisht kohën

Shënim: CV duhet të jetë në shqip dhe gjuhën përkatëse për të cilën aplikoni. Gjithashtu në CV duhet të përfshihet lista e materialet të përkthyera nëse e dispononi. Ju lutemi dërgoni një letër motivimi në gjuhën përkatëse për të cilën po aplikoni.

Apliko për këtë pozicion duke klikuar më poshtë.

Apliko Online (http://www.itkalbania.com/index.php?option=com_rsform&formId=4)

2. Mësues për gjuhën Angleze, Gjermane dhe Italiane

Aplikanti duhet të plotësojë kërkesat e mëposhtme:

Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë
Të jetë njohës i shkëlqyer i gjuhës përkatëse
Të ketë eksperiencë profesionale në mësimdhënie mbi 1 vit - do kërkohen referenca!
Të ketë përvojë në mësimdhënie për grupmosha të ndryshme
Të ketë njohuri të mira në përdorimin e kompjuterit, të programeve përkatëse për mësimdhënie
Të jetë profesional dhe tepër i komunikueshëm

Shënim: CV duhet të jetë në shqip dhe gjuhën përkatëse për të cilën aplikoni. Gjithashtu në CV duhet të përfshihet referenca e punëdhënësve të mëparshëm. Ju lutemi dërgoni një letër motivimi në gjuhën përkatëse për të cilën po aplikoni.

Apliko për këtë pozicion duke klikuar më poshtë.

Apliko Online (http://www.itkalbania.com/index.php?option=com_rsform&formId=4)


Jemi Social: Facebook (https://www.facebook.com/ITKGROUP) | Twitter (https://twitter.com/ItkAlbania) | LinkedIn (http://www.linkedin.com/company/itk-group) | Google+
(https://plus.google.com/100458221744592430671)
Tel. : +35542367861
Cel. : +355696162321
Web: www.itkalbania.com (http://www.itkalbania.com)
E-mail: info@itkalbania.com