PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Pastrues Avioni



Belle Air
20.08.2013, 16:31
Belle Air shpk është kompania ajrore lider në fluturime me kosto të ulët për destinacionet e Tiranës me Europën. Kompania menaxhohet nga një ekip i gjerë profesionistësh me shumë vjet eksperiencë. Ne ju ftojmë të bashkoheni me ekipin tonë të profesionistëve që rritet me shpejtësi pasi ne jemi vazhdimisht të hapur për prurje të reja. Ne kërkojmë individë proaktivë, entuziastë, njerëz me energji, kreativitet dhe angazhim të cilët punojnë së bashku për të arritur qëllime ambicioze, standartet më të larta të ekselencës profesionale dhe integritet, dedikim dhe angazhim në të gjitha aktivitetet.




Belle Air eshte duke kerkuar nje kandidat potencial ne pozicionin:


Pozicioni i punes: Pastrues Avioni/Specialist pastrimi gabine
Departamenti: Mirembajtja
Raporton: Manaxheri i Mirembajtjes
Vendi i punës: Rinas, Tirane

Përshkrim përmbledhës i punës:
Pastrim I gabines se piloteve, pjeses se jashtme te avionit dhe te ambjenteve te departamentit te Mirembajtjes. Orari i punës është me tre turne në mënyre që të sigurohet pastrimi i avionëve gjatë 24 orëve. Pastrimi i avionëve duhet bërë sipas specifikimeve të manualeve të kompanise lidhur me kete detyre.

Detyrat dhe pergjegjesite:
1. Pastrim I brendshem I gabines se piloteve, duke perdorur materiale delikate dhe trajtuar me kujdes te vecante te gjitha pajisjet.
2. Pastrim i brendshem I gabines se avionit,
3. Pastrim I jashtem I avionit.
4. Pastrim periodik I ambjenteve te departamentit te Mirembajtjes.
5. Detyra te tjera

Aftesite dhe kualifikimet:
· Diplome e shkolles se mesme
· Aftesi per te punuar me turne, sipas nevojave te kompanise.
· Qendrim pozitiv dhe bashkepunues
· Njohuri baze te gjuhes Angleze

Personat e interesuar duhet te dergojne nje kopje te CV-se, brenda dates 1 Shtator 2013, ne adresen humanresources@belleairfly.com (humanresources@belleairfly.com), duke specifikuar ne subjektin e e-mailit pozicionin per te cilin po aplikojne. Do te kontaktohen vetem personat qe plotesojne te gjitha kushtet e siperpermendura.