PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Operatore Turistike / Italisht



ALBTOURS D VAS TOUR OPERATORE
17.08.2013, 11:27
Emri I Kompanisë: Albtours “D” – Vas Tour Operatore
Pozicioni I Punës: Operatore Turistike / Italisht
Lloji I poziocionit: Me Kohë të Plotë
Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri
e-mail: erjona@albtoursd.al


Përshkrimi I Punës
Pranë shoqërisë sonë “Albtours ‘D’ Vas Tour Operatore” puna nënkupton të menduarit në mënyrë kreative dhe dhënie të zgjidhjeve novative për tregun si edhe problemet me te cilat ballafaqohet biznesi ynë.
Për ne, në mënyrë që të vazhdojmë të rritemi me të njejtin ritëm rritjeje që kemi aktualisht, është e nevojshme të kemi në ekipin tonë të punës profesionistë të talentuar dhe të motivuar në kompani me një dinamikë si e jona. Në kompaninë tonë, “Albtours ‘D’ Vas Tour Operator”, duke filluar që nga vitet e para të eksperiencës e gjatë gjithë karrierës suaj si një operator/e turistike, ju do të keni shumë mundësi të cilat do t’ju udhëheqin në një “udhëtim” i cili i tejkalon kufinjtë gjeografikë. Ndërkohë që ne gjithnjë jemi në kërkim të profesionistëve të rinj dhe shumë të kualifikuar, gjithashtu prioriteti ynë mbetet mbështetja në zhvillimin dhe edukimin profesional të punonjësve tanë aktualë. Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të arrini plotësimin e objektivave tuaja personale dhe profesionale si edhe të zgjeroni aftësitë tuaja, atëherë dëshira juaj është e njëjtë me tonën tek “Albtours ‘D’ Vas Tour Operatore”.

Kriteret e kanditatit/es
 Aftësi të shkelqyera të komunikimit me goje dhe shkrim ne menyre profesionale te gjuhes Italiane
 Arsimi i Larte, kualifikimet pasuniversitare perbejne prioritet
 Mosha mbi 25 vjec
 * Integriteti dhe qendrueshmeria ne pune
 Përdorim i avancuar i paketave MS Word, Excel e PowerPoint, prefrohet TYPING i shpejte
 Aftësi të provuara në:
• Qëndrueshmëria në punë
• Mbajtja e cilësisë dhe standarteve profesionale në nivel shumë të lartë
• Përbushjen e detyrave të dhëna në kohë dhe brënda afatit të përcaktuar
• Marrja e inicjativës për të ndyshuar nivelin e përgjegjësive në punë
• Prioritarizimi i punëve dhe manaxhimi i disa detyrave në të njëjtën kohë
• Punën individuale si edhe atë në grup
• Operimin me profesionalizëm dhe integritet

* Niveli i shpërblimit për pozicionin e punës do të jepet në përpjestim të drejtë me eksperiencen dhe kuaifikimin e kandiatit/es
Nëse jeni të kualifikuar, me eksperiencë dhe sjellje profesionale të vlerësuar, dhe jeni gati për një karrierë në një kompani dinamike me një mjedis i cili nxit rritjen dhe zhvillimin profesional, ne mbetemi në pritje të kontaktimit me ju për t’ju bërë pjesë të grupit tonë të punës.
* Ju lutemi CV te dergohen ne adresen: erjona@albtoursd.al !