PDA

View Full Version : Gjermani, ofroj vend pune Senior Inxhinier të dhënash– Berlin, Gjermani



ep & partners consultancy sh.p.k
02.09.2013, 12:14
eppc kërkon një Senior Inxhinier të dhënash me kohë të plotë për klientin e saj, i cili është një kompani ndërkombëtare

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Një kompani e sapo krijuar ndërkombëtare në Berlin është në kërkim të një Senior Inxhinieri të dhënash për të përtërirë platformën e tyre, si dhe për ti ndihmuar në zhvillimin e sistemit të tyre.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike ose në ndonjë fushë tjetër ekuivalente;
• Përvojë pune profesionale disa vjecare;
• Senior ekspert në përpunimin e të dhënave;
• Ekspertizë e nivelit të lartë në mjetet scraping;
• Njohuri dhe përvojë të APIs ( Rest, SOAP, etj ) dhe në gjuhët scripting;
• Njohuri rreth GTFS përbën avantazh;
• Ndërgjegjësim i të gjitha tendencave në lëvizjen e të dhënave të hapura.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Gjetja dhe analiza e transportit të të dhënave të disponueshme në internet;
• Transformimi i të dhënave ( datasets, data APIs, etj ) që mund të integrohen në platformën tonë;
• Hulumtim i burimeve të hapura të të dhënave;
• Dhënia e feedback-ut teknologjik në cilësinë e të dhënave;
• Trasformimi i datasets ( CSVs, XML, SQL, etj );
• Përgatitja e të dhënave të disponueshme për platformën.

Të dhënat:

Pozicioni: Inxhinier të dhënash, Senior;
Vendndodhja: Berlin, Gjermani;
Puna: Me kohë të plotë;
Pagesa: E shkëlqyer (sipas standarteve europiane);
Kontrata: Në terma afatgjatë;
Aplikimet mbyllen: 16 Shtator 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.