PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Banakier/e



HOTEL DORO CITY_
07.08.2013, 11:39
HOTEL DORO CITY nje nga hotelet me luksoze ne Tirane me experience te gjate ne kete fushe kerkon kandidatë për Pozicionin e:

BANAKIER/E

Qëllimi i Pozicionit : Përgjegjës për të siguruar një shërbim të shpejtë dhe efikas ndaj klientëve.

Detyrat/Pergjegjësitë
• Duhet të ketë eksperiencë pune si banakiere.
• Të jetë i përqëndruar tek klienti.
• I aftë të punojë në grup.
• I kujdesshëm për higjenën.
• Të ketë paraqitje të rregullt.
• Të jetë i qeshur.
• Të jetë tolerant.
• Të jetë i shkathët.
• Të lajë enët.
• Pastrimi I banakut dhe gotave
• Merret me pergatitjen e pijeve te ndryshme te porositura nga klientet.
Kualifikime/Kërkesa:

• Arsimi i mesëm – i domosdoshëm
• Eksperienca të ngjashme përbëjnë avantazh
• Mosha 20-30 vjeç

Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe paraqitje të këndshme
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
• Aftësi për të punuar nën presion
Aftësi të tjera:

• Te kete njohuri të gjuhës angleze,italiane, njohja e nje gjuhe e trete perendimore perben avantazh

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 31.08.2013 në adresën elektronike: burimenjerezore@hoteldorocity.com

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.