PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Recepsionist/e



HOTEL DORO CITY_
07.08.2013, 11:33
HOTEL DORO CITY nje nga hotelet me luksoze ne Tirane me experience te gjate ne kete fushe kerkon kandidatë për Pozicionin e:
RECEPSIONIST/E

Qëllimi i Pozicionit : Përgjegjëse për të siguruar një shërbim të shpejtë dhe efikas ndaj klientëve.

Detyrat/Përgjegjësitë:

• Merret me rezervimet nëpërmjet telefonit, e-mail, drejtë për drejtë me klientët etj.
• Ndjek procedurat që në momentin e ardhjes së klientit deri në largimin e tij
• Informon klientët për shërbimet e Hotelit dhe i përgjigjet pyetjeve të tyre
• Merret me ndjekjen dhe plotësimin e kërkesave të veçanta nga klientët
• Përgatit faturat dhe merr pagesën nga klientët
• Koordinohet dhe me pjesën tjetër të stafit që çdo gjë të shkoj mirë

Kualifikime/Kërkesa:

• Arsimi i mesëm – i domosdoshëm
• Eksperienca të ngjashme përbëjnë avantazh
• Mosha 18-30 vjeç
• Komunikim shumë i mirë në gjuhën angleze

Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe paraqitje të këndshme
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup
• Aftësi për të punuar nën presion

Aftësi të tjera:

• Njohuri të mira të gjuhës angleze,italiane, njohja nje gjuhe e trete perendimore perben avantazh

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 31.08.2013 në adresën elektronike: burimenjerezore@hoteldorocity.com

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

________________________________________