PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e



ENERGY DEVELOPMENT GROUP SH.A.
06.08.2013, 18:12
“Energy Development Group” sh.a. shpall vend vakant - full time, për pozicionin e punës Ekonomist/e dhe fton të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë në bazë të kushteve të mëposhtme:

Kritere Kualifikuese:


Të jetë mbi moshën 28 vjeç/e
Të jetë diplomuar në Fakultetin e Ekonomik, dega Financë-Kontabilitet
Të ketë minimalisht 3 vite eksperiencë pune në pozicion të njejtë
Të ketë njohuri shumë të mira dhe eksperiencë në përdorimin e programit “Alpha Business”
Të ketë aftësi shumë të mira të përdorimit të programit Excel dhe programeve të tjera bazë të paketës Microsoft Office
Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin fiskal
Të zotërojë në nivel shumë të mirë gjuhën angleze
Të jetë ndër të tjera: i/e organizuar, i/e shkathët, sistematik/e, korrekt/e, etj.

Përshkrimi i vendit të punës:


Kryerja e regjistrimeve në kontabilitet (Alpha Business) dhe mbajtja e kontabilitetit,
Kryerja e deklarimeve periodike mujore pranë Zyrës së Tatim Taksave,
Rakordimi i llogarive kontabël në mënyrë periodike dhe,
Realizimi i detyrave të tjera të caktuara sipas rastit nga drejtuesit, në funksion të ushtrimit të pozicionit të tij/saj të punës.

Mënyra e aplikimit:

1. Nëpërmjet dërgimit të CV-ve në adresën e e-mailit: info@edg.al, ose

2. Nëpërmjet dërgimit dorazi të CV-ve pranë zyrave tona në adresën: Rruga e Elbasanit, Vila Nr. 71 (ish-Vila e “Mjaft-it”), Tiranë.

Data e fundit e aplikimit (dorëzimit të CV-ve sipas mënyrës 1 ose 2):


12. 08. 2013

Do të kontaktohen nga ana jonë për datën dhe orën e intervistës vetëm kandidatët e përzgjedhur në bazë të CV-ve të paraqitura.

Jeni të mirëpritur !

ENERGY DEVELOPMENT GROUP