PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune SPECIALIST MARKETING & SHITJE



Albanian HR Solutions
10.08.2013, 12:19
Kompania "Albanian HR Solutions" është një Kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Specialist Marketing & Shitje"

Qëllimi i Pozicionit: Përpilon dhe zbaton programe të Departamentit të Marketingut dhe Shitjes.

Detyrat/Përgjegjësitë:

• Përgatit dhe harton planin e Marketing
• Punon ngushtë me grafikën e Kompanisë
• Koordinon dhe organizon punën e stafit të Shitjes
• Trajnon stafin promovues mbi produktet e Kompanisë
• Organizon shpërndarjen e stafit promovues në rrethe
• Raporton me shkrim tek Menaxheri i Marketing
• Detyra të tjera siç nevojiten/kërkohen

Kualifikime/Kërkesa:

• Arsimi i lartë në degën : Marketing
• Eksperiencë pune të ngjashme minimumi 5 vjet
• Trajnime në fushën e Marketing

Aftësitë:

• Aftësi shumë të mira komunikuese
• Aftësi shumë të mira prezantuese
• Aftësi shumë të mira kreativiteti

Aftësi të tjera:

• Njohuri të mira të gjuhës angleze
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe Autocad

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 25.08.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!