PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialiste Marketingu



MEGATEK S.A
03.09.2015, 13:32
http://www.njoftime.com/images/biznesi/Megatek_cover.jpg (http://www.megateksa.com)

MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Specialiste Marketingu

Qellimi i Pozicionit: Suporton dhe krijon aktivitete të ndryshme marketing që kanë për qëllim arritjet e objektivave marketing të departamentit.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Ndjek realizimin e layout Megatek sipas tematikave të ndryshme që nga dizajni, dërgimi për print dhe marrja në dorëzim duke u kujdesur për zbatimin e brand-manualit.
Ndjek telefonatat, redaktimin e dokumentave, pregatitjen e dosjeve të dokumentacionit, e-maileve, etj, dhe raporton manaxherin e marketingut per ekzekutimin e tyre.
Përditëson dhe ndjek detyra të deleguara për të siguruar progres deri në afatin e paracaktuar.
Ndjek aktivitete të ndryshme si: takime, konferenca, projekte të vacanta, panaire, etj,
Koordinon aktivitetet që lidhen me sondazhe në hipermarket, mban raportet e mbledhjeve, kontrollon dokumentet për saktësi.
Kontrollon dhe sigurohet për cilësinë, sasinë dhe çmimin e çdo materiali marketing të ofruara nga palë të treta. Raporton rastet kur evidenton mosperputhje me marreveshjen e miratuar.
Propozon ide të reja në lidhje me marketingun.
Të tjera detyra sipas udhëzimeve të Drejtuesit të Departamentit të Marketingut.

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Diplomë Universitare në Administrim Biznesi ose Marketing.

Eksperiencë pune:Te pakten 2 vjet pune ne pozicione te ngjashme


Aftësite:.

Aftësi të shkëlqyera analitike dhe prezantimi, duke përfshirë aftësinë e ndjekjes së disa projekteve njëherazi.
Aftësi për të kuptuar dhe përpiluar pasqyra financiare.
Eficencë gjatë punës nën presion, afateve dhe orëve shtesë për të kompletuar detyrat e përcaktuara.
Kreativitet dhe shkathtësi.
Aftësi shumë të mira komunikimi

Aftesi te tjera:

· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· Njohuri shume te mira te aplikimeve te Microsoft Office.

Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania