PDA

View Full Version : Gjermani, ofroj vend pune Menaxher Marketingu Online – Berlin, Gjermani



ep & partners consultancy sh.p.k
02.09.2013, 12:14
eppc kërkon një Menaxher Marketingu Online, me kohë të plotë për klientin e saj, i cili është një kompani interneti, me vendndodhje në Berlin.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Një mundësi e shkëlqyer ofrohet tashmë për Menaxherët Online të Marketing-ut për të forcuar dhe zhvilluar ekipin e tyre duke u bërë pjese e një prej tregjeve më të mëdha në internet.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Minimalisht 3 vjet përvojë pune në Marketing Online;
• Njohuri të zgjeruara të parimeve SEO dhe SEM;
• Përvojë në Google Adwords;
• Aftësi të shkëlqyera të të punuarit në internet;
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
• Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze;
• Njohuri të gjuhës gjermane do ishte e preferuar, por jo e detyrueshme.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Menaxhimi i përmbajtjes;
• Optimizimi i fjalëve kyce;
• Menaxhimi i vazhdueshëm i suksesit me shkrime dhe statistika.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Marketingu online;
Vendndodhja: Berlin, Gjermani;
Puna: Me kohë të plotë;
Pagesa: Shumë e mirë (sipas standarteve europiane);
Kontrata: Në terma afatgjatë;
Aplikimet mbyllen: 10 Shtator 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.