PDA

View Full Version : 4 mënyra natyrale për mirëmbajtjen e duarve



Lady Albania
15.07.2013, 10:26
http://www.ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-4-menyra-natyrale-per-mirembajtjen-e-duarve-001.jpg (http://ladyalbania.al/bukuria/4-menyra-natyrale-per-mirembajtjen-e-duarve.la)

Mënyra natyrale për duart në mënyrë që të jënë sa më të freskëta dhe të bukura. E ku ka më mirë. Estetistja, Neta Toçka shpjegon se duart janë mjeti i cili na ndihmon të kryejmë aktivitete të ndryshme gjatë jetës tonë dhe duke përdorur duart për çdo aktivitet tonin mund të krijojë probleme për ne pasi lëkura është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet nëse nuk kujdesemi si duhet për të. Produktet artificiale nuk ofrojnë ushqyerjen e produkteve natyralë ndaj dhe po japim disa receta për maskat e duarve.

Limoni
Limoni shërben për shumë qëllime por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse keni folur më parë me një dermatologe ose estetiste do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral I cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës.

Mjalti
Mjalti është një hidratuës natyral. Ai ul ashpërsinë e lëkurës duke kuruar prerjet dhe mavijosjet. Gjithashtu hidraton indet e lëkurës, duke shkaktuar rritje të shpejtë. Aplikoni rregullisht tek duart përpara se të flini në darkë. I bën duart më të buta kur i prekni.

Vaj ulliri
Vaji i ullirit konsiderohet si një nga bekimet e natyrës. Kërkimet kanë provuar se nëse dëshironi lëkurë të butë, më e mira që mund të përdorni është vaji I ullirit pasi hidraton lëkurën shumë. Gjithashtu është një trajtim I provuar tashmë për sëmundjet e zemrës. Riparon dermis( lëkura nën epiderm) duke I dhënë lubrifikimin e duhur. Vaji I ullirit bllokon lagështirën në indet e lëkurës e cila e bën lëkurën të duket e re më gjatë. Mund të masazhoni vajin e ullirit me kujdes në duar por është e rëndësishme që ti lëvizni duart në drejtim lart që të mbani lëkurën e duarve në formën normale.

Vitaminat
Kontribuesit më të mëdhenj në shëndetin e lëkurës tonë janë vitaminat. Njerëzit zakonisht e lënë pas dore marrjen e vitaminave por nuk kuptojnë se sa negativisht ndikon kjo në shëndetin e lëkurës së tyre. Vitaminat kanë aftësi kuruese. Për këtë arsye ka një shumëllojshmëri suplementesh vitaminash të disponueshme në treg në ditët e sotme. Mund të merrni tableta vitaminash ose kapsula të lëngshme.



www.ladyalbania.al (http://ladyalbania.al/)

Dashuri dhe përkujdesje për femrat

http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_fb_1.png (https://www.facebook.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_tw_1.png (http://www.twitter.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_rss_1 (http://www.ladyalbania.al/ladyalbania-rss.la)