PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor/e Finance



ep & partners consultancy sh.p.k
17.10.2013, 17:51
eppc kërkon një Supervizor/e finance për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë shqiptarë me shumë vite eksperiencë në treg.

Përgjegjësitë Kryesore:

1. Drejtimi dhe kontrolli i të gjithë aktivitetit financiar të kompanisë;
2. Drejtimi dhe organizimi i stafit të financës;
3. Përgatitja e pasqyrave financiare.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomë Universitare, Dega Financë – Kontabilitet;
• Minimalisht përvojë pune 3 vjet në Financë;
• Të zotërojë në mënyrë të shkëlqyer Financa 5 (Kriter i domosdoshëm);
• Përdorimi i MS Office, excel dhe word. Excel-i është domosdoshmëri;
• Aftësi drejtuese dhe organizative;
• Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe asaj Italiane.


Të dhënat:

Pozicioni: Supervizor/e Finance;
Vendndodhja: Autostradë, pranë Casa Italia;
Orari: 48 orë në javë;
Raporton: Administratori;
Udhëtime pune Jo;
Pagesa: Shumë e mirë (fikse + bonuse);
Aplikimet mbyllen: 18 Tetor 2013.


Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.