PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marke



Albanian HR Solutions
05.06.2013, 17:30
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Specialist Marke"

Qëllimi i Pozicionit: Identifikon mundesitë lokale për të promovuar dhe plotësuar portofolet e produkteve ekzistuese duke ruajtur vlerat e kompanisë

Detyrat/Pergjegjësitë:

• Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në
marketing
• Pjesmarrës dhe zbatues i planeve të marketingut duke gjetur mënyra
specifike pozicionimi në treg me qëllim përmirësimin e prezencës dhe
vizibilitetit të markës
• Siguron informacion për parashikimin e shitjeve
• Përmbush objektivat e të ardhurave dhe përfitueshmërine dhe
bashkëpunon me furnizuesit dhe ekipet e brendshme për zhvillimin e
shitjeve
• Ndjek dhe menaxhon që nga konceptimi deri në realizim, materialet
publicitare për fushatat e ndryshme marketing
• Menaxhon dhe realizon shpërndarjen e materialeve marketing sipas planit
marketing.
• Mban kontakte të vazhdueshme me mediat, studiot, furnitorët, klientët.

Kualifikime/ Kërkesa:

• Diplomuar në Administrim Biznesi / Marketing;
• 2 + vite eksperiencë në marketing të produktit, menaxhim marke
• Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze dhe italiane
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office

Aftësite:

• Aftësi analitike si në kërkime tregu, parashikimin dhe menaxhimin e
zinxhirit te furnizimit
• Aftësi në komunikim , lidership, aftësi të mira prezantimi


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 25.06.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154