PDA

View Full Version : Vizitë Studimore në Himarë



Itk Albania
29.05.2013, 15:00
http://www.itkalbania.com/images/resized/media/k2/items/cache/4ab4b6df96c060fa741e97b50eafb07c_Generic_140_100.j pg Instituti i Trajnimeve dhe Karrierës ka planifikuar datat 27-30 Qershor për të zhvilluar vizitën studimore në krahinën e Himarës. Pjesëmarrësit e përzgjedhur nëpërmjet aplikimeve do të qëndrojnë 4 ditë në kampin "Sea Turtle" në Dhërmi.
Programi parashikon lëvizje të shpeshta në disa prej destinacioneve kryesore të turizmit mesdhetar shqiptar si Himara (fshat/qytet, plazhi i Livadhit), Porto Palermo ( kalaja e Ali Pashës dhe baza detare), Dhërmi ( Gjilekë, Manastiri i Shën Mërisë në kodër), kanionin e Gjipesë, vizitë në Vuno me
" Njerëzit e diellit të jugut" dhe argëtim pa fund në plazhet e Jalit. Qëllimi i vizitës studimore është promovimi i multikulturalizmit, i shkëmbimit kulturor dhe vullnetarizmit tek të rinjtë shqiptarë. Çdo ditë e programit është parashikuar të ofrojë takime me komunitetin, me drejtuesit lokalë, me sipërmarrës të rinj, të cilët do të ndajnë me ju eksperiencat e tyre dhe potecialet që ofron bregdeti shqiptar.
Për më shumë informacion mbi këtë event ju lutemi të na kontaktoni me anë të formave të kontaktit duke klikuar KONTAKT (http://www.itkalbania.com/kontakt) ose duke na vizituar në Rr. e Elbasanit pranë Ambasadës Amerikane

Tel. : +355 (0) 42 367 861

Cel. : +355 (0) 69 61 62 321