PDA

View Full Version : Menaxher Shitjesh Ne Terren



Dynamics Partners Sh.p.k
30.05.2013, 17:36
Date: 2013-05-28


http://www.dynamicspartners.al/assets/img/logo.png (http://dynamicspartners.al/)





MENAXHER SHITJESH NE TERREN


Klienti yne eshte nje kompani mjaft e suksesshme qe operon prej 20 vjetesh ne treg, e njohur per produktet qe i sherbejne industrise se ndertimit. Aktualisht kompania po kerkon te zgjeroje departamentin e shitjeve me nje Menaxher Shitjesh ne Terren me ekperience.

ROLI:
Pergjegjesia kryesore do te jete forcimi dhe zgjerimi i biznesit ne te gjithe Shqiperine si dhe menaxhimi i nje ekipi agjentesh shitjeje ne terren. Pjese e pergjegjesive do te jene edhe planifikimi, komunikimi dhe zbatimi i objektivave te kompanise, shitjes dhe shperndarjes.

DETYRAT:


Zhvillon, kultivon dhe mban marredhenie te forta me llogarite/ klientet kryesore, individuale dhe bleresit e medhenj. Me ane te njohjeve zbulon mundesite e biznesit ne te gjithe Shqiperine

Ngre dhe forcon pranine ne treg dhe punon rregullisht me partneret e distribucionit duke siguruar qe i jepet perparesi markave te kompanise
Shqyrton mundesite e biznesit ne te gjithe Shqiperine
Ne bashkepunim me Drejtorin e Shitjeve zhvillon dhe kryen takime biznesi, studime tregu, studime te cmimeve te konkurrences, dhe ben vleresimin e vazhdueshem te stafit ne varesi
Punon dhe trajnon shitesit e kompanise dhe te distributoreve per prioritetet e kompanise dhe standardet e saj

KERKESAT:


Diplome Universitare, profili Marketing eshte i preferuar
3 + vite pervoje pune e preferueshme ne sektorin e ndertimit dhe / ose furniturave per industrine
Njohje shume te mire te sistemit te shperndarjes
Njohje te mire te gjuhes Italiane
Aftesi te provuara te menaxhimit te klienteve brenda zones se mbulimit
Aftesi te shkelqyera komunikimi me artikulim shume te mire te folur e te shkruar; aftesi per te influencuar ne cdo nivel, per te fituar angazhimin e klientit dhe per te vepruar
Aftesi per te deleguar ne menyre efektive, menaxhuar kohen dhe per te caktuar prioritetet
Te jete shume i motivuar dhe i orientuar drejt rezultateve
Leje per drejtim automjeti



Nese kjo tingellon interesante per ju, ne ju ftojme te aplikoni duke iu referuar vendit te punes ne krye te faqes tek:ledi.leka@dynamicspartners.al brenda dates 17 Qershor 2013.

European Trade Center - Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri ยท Tirana 1001
www.dynamicspartners.al (http://www.dynamicspartners.al/)