PDA

View Full Version : Elbasan, Menaxher



SHAGA shpk
07.10.2013, 12:01
Shoqëria SHAGA sh.p.k, është një nga kompanit më të mëdha në tregun Shqiptar për sa i përket artikujve në fushën e mobilimit të shtëpive, zyrave, shkollave, lokaleve të ndryshëm, sallave të mbledhjeve, leksioneve, hoteleve etj. Sot ushtron aktivitetin e saj me filiale Vlorë, Tiranë dhe Lushnje. Nga viti në vit ajo ka rritur veprimtarinë e saj në fushën e importimit, tregëtimit dhe prodhimit.
Si rrjedhojë e organizimit, drejtimit, teknologjisë dhe kërkesave të tjera që plotësojmë, në vitin 2005 shoqëria jonë është çertifikuar me çertifikatën ISO 9001-2000.


Shaga shpk kerkon:

Menaxher per show-roomin Elbasan

Pozicioni: Asiston ne cdo moment klientet ekzistues dhe identifikon klientet e rinj me synimin per te rritur shitjet ne kete zone.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Miremban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon kliente te rinj per kompanine.
Prezanton ne menyre profesionale produktet te cilat trajtohen tek klientet e zones qe mbulon.
Identifikon nevojat e klienteve dhe jep propozime per permbushjen e nevojave te klientit.
Realizon shitje nga gjithe gama e produkteve.
Ofron sherbim ndaj klienteve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
Zbaton dhe respekton procedurat ne fuqi dhe rregulloren e brendshme te kompanise.
Raporton me shkrim tek manaxheret e sektoreve mbi ecurine e punes dhe problematikat e hasura.
Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen.

Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet menaxhim.

Eksperiencë pune ne shitje

Aftësite:

Aftesi shume te mira komunikuese, prezantuese, negociuese.
Te jete i afte per te punuar ne grup.

Aftesi te tjera:

· Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
· Te disponoje patente te klasit B.

Te interesuarit te paraqesin CV e tyre te shoqeruar me foto ne adresen e –mailt si me poshte:
shaga@shaga.com.al ose te telefonojne ne numrin 0682056753.

Vetem kandidatet qe do te perzgjidhen do te njoftohen per interviste prane zyrave te kompanise.

Ju mirepresim!