PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Kontabilist/e



ALBTOURS D VAS TOUR OPERATORE
21.05.2013, 09:27
Përshkrimi I Punës

Pranë shoqërisë sonë “Albtours ‘D’ Vas Tour Operatore” kontabiliteti nënkupton të menduarit në mënyrë kreative dhe dhënie të zgjidhjeve novative për tregun si edhe problemet me te cilat ballafaqohet biznesi ynë. Praktikisht, sot, cdo biznes gjatë punës së tij të përditëshme përballet me pasojat fiskale të vendimeve që merr, ndaj edhe firma jone meriton trajtim të mirëfilltë dhe praktik mbi saktësinë e transaksioneve të kryera në kuadrin e taksave si edhe marrjen e masave parandaluese kundër shkeljeve të taksave dhe shmangien e pasojave serioze që mund të vijnë si rezultat i saj.
Për ne, në mënyrë që të vazhdojmë të rritemi me të njejtin ritëm rritjeje që kemi aktualisht, është e nevojshme të kemi në ekipin tonë të punës profesionistë të talentuar dhe të motivuar në kompani me një dinamikë si e jona.Ndërkohë që ne gjithnjë jemi në kërkim të profesionistëve të rinj dhe shumë të kualifikuar, gjithashtu prioriteti ynë mbetet mbështetja në zhvillimin dhe edukimin profesional të punonjësve tanë aktualë. Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht dhe të arrini plotësimin e objektivave tuaja personale dhe profesionale si edhe të zgjeroni aftësitë tuaja, atëherë dëshira juaj është e njëjtë me tonën tek “Albtours ‘D’ Vas Tour Operator”.

Kualifikimi dhe Eksperienca
 Diplomë Universiteti në Kontabilitet/Financë ose Ekonomiks
 Kualifikim profesional nga organet përkatëse në vënd
 Eksperiencë e mëparshme në Kontabilitet/Financë dhe në implementimin e zgjidhjeve të ndryshme fiskale.Avantazh përbën njohja e mbajtjes së kontabilitetit në industrinë e turizmit
 Aftësi shumë të mira analitike dhe manaxheriale
 Aftësi të shkelqyera të komunikimit me goje dhe shkrim (Gjuha Angleze)
 Përdorim i avancuar i programeve të mbajtjes së kontabilitetit si edhe paketave MS Word, Excel e PowerPoint
 Aftësi të provuara në:
• Komunikimin efektiv të vlerave të kompanisë tek palët e treta, si:Qeveria, Autoritetet e Tatim-Taksave dhe grupet e tjera të interesit
• Qëndrueshmëria në punë
• Mbajtja e cilësisë dhe standarteve profesionale në nivel shumë të lartë
• Përbushjen e detyrave të dhëna në kohë dhe brënda buxhetit të përcaktuar
• Marrja e inicjativës për të ndyshuar nivelin e përgjegjësive në punë
• Hartimi i raporteve qartë dhe koncize
• Prioritarizimi i punëve dhe manaxhimi i disa detyrave në të njëjtën kohë
• Punën individuale si edhe atë në grup
• Operimin me profesionalizëm dhe integritet

* Niveli i shpërblimit për pozicionin e punës do të jepet në përpjestim të drejtë me eksperiencen dhe kuaifikimin e kandiatit/es

Nëse jeni të kualifikuar, me eksperiencë dhe sjellje profesionale të vlerësuar, dhe jeni gati për një karrierë në një kompani dinamike me një mjedis i cili nxit rritjen dhe zhvillimin profesional, ne mbetemi në pritje të kontaktimit me ju për t’ju bërë pjesë të grupit tonë të punës.

CV-te Ju lutemi dergojini ne adresen : info@albtoursd.al