PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtues Call Center



ep & partners consultancy sh.p.k
23.05.2013, 11:12
Drejtues Call Center

eppc kërkon një Drejtues Call Center për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha dhe më të konsoliduara në vend.

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM:

Kompania është në kërkim të një kandidati i cili duhet të ketë përvojë në menaxhimin e një Call Center, shitjeve nëpërmjet telefonit dhe marrëdhënieve me klientin.
Kandidati duhet të ketë aftësi drejtuese, të jetë energjik dhe frymëzues për t’i ofruar një shërbim të shkëlqyer klientit. Ai/Ajo do të drejtojë dhe çoj përpara zhvillimin e stafit për të siguruar arritjen e objektivave.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Eksperiencë të mëparshme në këtë profil ose të ketë punuar të paktën 3 vjet në pozicione drejtuese në shitje dhe në shërbimin ndaj klientit;
• Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e stafit dhe të marrëdhënieve me klientët;
• Njohje të shkëlqyer të gjuhës Angleze;
• Njohja e Frëngjishtes, Italishtes, Gjermanishtes përbëjnë avantazh;
• Përvojë të mëparshme në Call Center Start Up, përbën avantazh.

Përgjegjësitë Kryesore:

• Monitorimi i performancës së Call Center-it me bazë ditore/javore/mujore;
• Arritja e objektivave të shitjes;
• Mbajtja e një standardi të lartë në shërbimin ndaj klientit;
• Menaxhimi i njerëzve dhe detyrave; (Motivimi, por edhe kontrolli i stafit)
• Pjesëmarrje aktive në proceset e rekrutimit;
• Trajnimi i stafit të ri.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtues Call Center;
Vendndodhja: Tiranë / Qendër;
Orari: 40 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Ndër më të mirat në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 25 Maj 2013.

Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.