PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Mesues i matematikes



SOS FFSH
10.03.2008, 13:15
Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë private, pa qëllime fitimi, humanitare, jo-politike dhe jo fetare, që operon esklusivisht në ndihmë të fëmijëve që kanë humbur prindërit apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre dhe që për rrjedhim kanë nevojë për një shtëpi permanente të re. Shoqata SOS-Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin



Mësues i Matematikes në SOS Shkollën “Hermann Gmeiner”.


Mësuesi i Matematikes zhvillon dhe siguron implementimin e Programeve të Matematikes në përmbushje të objektivave të programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Përgjegjësitë:
1. Planifikon, përgatit programe individuale dhe në grup në përputhje me nevojat, interesat, eksperiencën dhe aftësite ekzistuese të cdo nxënësi si dhe vlerëson punën individuale të tyre për të përmbushur objektivat e programit mësimor të aprovuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës;
2. Administron sjelljet e nxenësve brenda dhe jashte klasës
3. Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie bashkepunimi me prindërit, në drejtim të progresit të fëmijës, duke evidentuar nevojat dhe talentet.
4. Drejton zhvillimin e tij (mësuesit) profesional nëpërmjet studimeve individuale, kurseve trainimeve, takimeve, seminareve
5. Mbështet profesionalisht programet jashtë programit mësimor si dhe aktivitetet e organizuara në kuadër të programeve komunitare.

Kërkesat për kandidatët

Arsim i lartë ( te kenë përfunduar studimet universitare në UT dega Matematike )
Të ketë përvojë pune jo më pak se tre vjet në fushen e e Arsimit
Të jetë fleksibël, komunikues, krijues dhe i aftë të punojë në grup.
Të jetë i aftë të marrë vendime dhe iniciativa.
Të mos jenë marrë ndaj tij, nga punëdhënës të mëparshëm, masa disiplinore të largimit nga puna, për shkak të një shkelje të rëndë disiplinore.
Ofrohen:

Marredhenie të rregullta punësimi ( 6 muaj / punesimi fillon ne 15 mars 2008 )
Mundësi për një eksperiencë brilante në punën me femijet dhe komunitetin
Pushime me kohëzgjatje në përputhje me kontratën e punësimit;
Mundësi për zhvillim profesional.
Paga dhe kushtet e punës jane atraktive dhe konkuruese në tregun shqiptar të punës.
Paraqitja e dokumentave:
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin dokumentat pranë SOS Shkollës ” Hermann Gmeiner “ (kërkesë për aplikim, curriculum vitae, diplomë të shkollës së lartë, listë notash, dëshmi të ndryshme kualifikimi, të paktën një letër rekomandimi )Dokumentat mund të dorëzohen gjate ditëve e hëne - e premte, 8.00-16.30 deri në datën 15 Mars 2008; E-mail: manjolazeneli@soskd.org.al (manjolazeneli@soskd.org.al)

Tel. : 04 354 838