PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Supervizor Shitjesh



B&G International Trading Sh.p.k
20.05.2014, 09:43
“B& G International Trading “ Shpk eshte nje kompani prestigjioze ne Shqiperi e cila operon ne fushen e shitjeve me shumice e pakice te Produkteve te Ndryshme
Ne kuadrin e plotesimit te nevojave per personel “B& G International Trading” shpk kerkon te punesoje nje person ne pozicionin “Supervizor Shitjesh”.

Detyrat qe do te kryeje


Të jap kontributin e tij në hartimin e potikave per te rritur shitjet duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme në ambjentet e shitjes;
Të menaxhojë ne bazë ditore punen e agjenteve te shitjeve;
Të menaxhojë marrdhenien me klientin duke u siguruar qe ky i fundit te permbushë te gjitha pritshmerite e tij;
Të ndjeke cdo porosi në cdo hallkë deri në mbylljen e procesit të kontraktimit;
Të sigurojë raporte të sakta mbi: Ecurinë periodike të praktikave të shitjes, performancen individuale të agjentëve të shitjes, trendin e sjelljes konsumatore.
Të jetë i aftë për të parashikuar problematika të pritshme në lidhje me klientin dhe për të sugjeruar zgjidhje rast pas rasti;
Te jete përgjegjes për planifikimin e objektivave periodike (vjetore/mujore)
Të jetë përgjegjes për Raportimin periodik mbi ecurinë e shitjeve (Mujor, Tre-mujor dhe Vjetor) si dhe i aftë për të bërë modifikimet e nevojshme me qëllim arritjen e objektivave;
Të jetë përgjegjes për kënaqjen e pritshmerive konsumatore në përputhje me filozofinë e kompanisë dhe sidomos duke ruajtuar imazhin e saj ne cdo hallkë;
Të jetë përgjegjes për marredheniet me cdo klient dhe menaxhimin e kësaj marrdhenie deri ne procesin më të fundit;
Të jetë në korrent të zhvillimeve më të fundit të tregut vendas.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Të ketë mbaruar studimet universitare, preferohet ne Fakultetin e Ekonomise,
Të ketë një eksperiencë jo më pak se 3-vjet në Sistemin e Shitjeve;
Te disponoje patente te klasit B.

Aftesi te tjera


Aftesi te shkelqyera komunikuese
Aftesi shume te mira prezantuese dhe negociuese.
Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
Ndershmeri dhe integritet

Procedura e Aplikimit:

Te gjithe kanditatet e interesuat te dergojne patjeter CV e tyre me fotografi ne adresen tone elektonike bginternationaltrading@gmail.com (elektonike%20bginternationaltrading@gmail.com), ose te telefonojne ne numrin 067 20 21 010 deri me date 30.05.2014

Vetem Kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
Faleminderit per Vemendjen!