PDA

View Full Version : Durres, ofroj vend pune Drejtor Dege



ICBank
09.05.2013, 10:01
International Commercial Bank operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 15 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër, i cili operon në 14 vende të ndryshme në Europe, Afrikë dhe Azi. Aktualisht Banka ka një pozicion të lirë si ‘ Drejtor Dege’, Dega Durrës. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

Pozicioni: Drejtor Dege
Qyteti: Durrës
Raporton te: Drejtori i Biznesit


Qëllimi i Pozicionit :

· Drejtori i Degës është përgjegjës për administrimin dhe funksionimin efiçent operacional të një dege duke përfshirë;operacionet, huadhënien, shitjen e produkteve, shërbimin ndaj klientit, sigurinë dhe shëndetin në punë në përputhje me objektivat e bankës si dhe ligjet e rregulloret në fuqi.


Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

- Siguron shërbim cilësor të lartë në përputhje me procedurat e vendosura nga Banka duke analizuar nevojat dhe kërkesat e klientëve dhe konvertimin e tyre në shitje
- Zhvillon biznesin e degës përfshirë kreditë ,depozitat, si dhe produktet e tjera që banka ofron
- Siguron që të gjitha transaksionet e kryera në degë janë kryer saktë dhe në përputhje merregulloret/manualet e brendshme si dhe legjislacionet në fuqi
- Është përgjegjës për arritjen e objektivave të përcaktuara nga Menaxhimi
- Krijon një marrëdhënie të shkëlqyer profesionale me klientët dhe nxit kulturën e shitjes dhe shërbimit në staf nëpërmjet udhëheqjes,trainimit dhe motivimit të tij
- Merr pjesë në panaire të ndryshme me qëllim rritjen e prezencës së bankës në treg për të përfocuar mundësitë e reja për biznes si dhe ato ekzistuese
- Informohet rregullisht lidhur me ndryshimet më të fundit të produkteve të bankës
- Informon menaxhimin lidhur me shitjet, karakteristikat e produkteve me qëllim marrjen e vendimeve sa më të sakta


Kriteret për këtë pozicion :

- Të jetë Diplomuar (mundësisht në Ekonomi)
- Të ketë minimum 5 vjet eksperiencë në sektorin bankar (kredidhënie, shërbimklienti)
- Të jetë banues në Durrës dhe të ketë njohje shumë të mira rreth tregut dhe bizneseve në qytetin e
Durrësit dhe në rrethinat e tij.
- Eksperienca e mëparshme në menaxhim është një plus
- Të zoterojë shumë mire gjuhën angleze
- Të zotërojë shumë mirë paketën mikrosoft
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe të punojë në grup
- Të ketë aftësi shumë të mira negociuese, shitje si dhe të jetë njeri proaktiv
- Të ketë aftësi të mira drejtuese

Personat e interesuar duhet të dergojnë CV-të dhe një kopje të diplomës brenda datës 23 Maj 2013 në adresat e poshtë shënuara:


E/mail: info@icbank-albania.com (info@icbank-albania.com)

ose

Rr:"Murat Toptani',Godina 'Eurocol'
pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë
Tel :+355 (0)4 2256-254


Të gjitha tëdhënat e CV-ve do të jenë konfidenciale. Vetëm kandidatet e përzgjedhur do tëkontaktohen për intervistë.


Tel. : 355 (0)4 2256-254