PDA

View Full Version : Vlore, ofroj vend pune KOORDINATOR SHITJESH per te punuar ne Vlore



HR Cocacola
27.05.2013, 11:05
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta, Sprite,Schweppes, Nestea, Efes.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:





KOORDINATOR SHITJESH



per te punuar ne Vlore


Roli dhe pergjegjesite:

· Pergjegjes per koordinimin e programit te punes se Ekzekutiveve te Shitjes
· Trajnon stafin per te patur nje performance te larte ne realizimin e objektivave
· Kontrollon dhe raporton realizimin e objektivave te skuadres se shitjes ne zonen e tij
· Siguron qe distributoret rajonale kane mjaftueshem sasi produkti dhe e kryejne sherbimin ndaj kienteve sipas standarteve te CCBS
· Siguron qe produkti qarkullon tek distributori dhe pikat e shitjes sipas standarteve te percaktuara.

Aftesite e kualifikimet:

· Arsim i larte
· Te pakten 2-3 vjet eksperience pune ne pozicione te ngjashme
· Aftesi shume te mira komunikuese dhe pune ne grup
· Aftesi shume te mira koordinuese dhe raportuese
· Njohuri te gjuhes Italiane dhe/ose Angleze
· Njohuri baze ne perdorimin e kompjuterit
· Te banoje ne Vlore
· Leje drejtimi automjeti

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al (hr@cocacola.al) brenda dates 31 Maj 2013.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta