PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Ekonomist/e Kompleksi Turistik - Jalë



ep & partners consultancy sh.p.k
13.06.2013, 14:46
Ekonomist/e Kompleksi Turistik - Jalë


Kompleksi Turistik

Kompleksi Turistik në Jalë është një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror në Shqipëri. Kompleksi është i vendosur buzë detit dhe garanton nivelin më te lartë të akomodimit në bregdetin e jugut.

Mundësia Juaj

Administratori i Kompleksit Turistik është në kërkim të një Ekonomisti/e të Kompleksit.

Ky pozicion përfshin disa aspekte pune në Sektorin e Financës, siç janë: Rregjistrimi i të ardhurave dhe shpenzimeve; Inventarizimin periodik së bashku me inventarizuesin, Raporte financiare për drejtuesit dhe Marrëdhëniet me organet tatimore lokale, etj.


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Diplomuar në Fakultetin Ekonomik;
• Preferohet të ketë eksperiencë pune si financier/e në shoqëritë që kanë aktivitet, Bare – Restorante – Klube Nate;
• Të zotëroj programin e kontabilitetit - Financa 5;
• Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në grup;
• Përdorimi i MS Office, veçanërisht i programit Excel – Word.


Të dhënat:

Pozicioni: Ekonomist/e
Vendndodhja: Jalë - Vuno
Raporton tek: Shefi i Financës / Administratori i Kompanisë
Udhëtime pune: Jo
Pagesa: Shumë e mirë
Bonuse: Ushqimi dhe Fjetja, të garantuara
Aplikimet mbyllen: 13 Qershor 2013



Si të aplikoni:



Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.