PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Magazinier Kompleksi Turistik - Jalë



ep & partners consultancy sh.p.k
08.05.2013, 13:32
Magazinier Kompleksi Turistik - Jalë


Kompleksi Turistik

Kompleksi Turistik në Jalë është një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror në Shqipëri. Kompleksi është i vendosur buzë detit dhe garanton nivelin më te lartë të akomodimit në bregdetin e jugut.

Një vështrim i Përgjithshëm:

Magazinieri do të jetë përgjegjës për administrimin, matjen dhe verifikimin e cilësisë së mallit; Mbajtjen nën kontroll të kërkesave dhe nevojave të kompanisë për mallra e produkte si dhe furnizimin në kohë të tyre; Mbajtjen në rregull të dokumentacionit përkatës; Inventarizimin e mallit sipas programit dhe nevojave të caktuara


Kërkesat për këtë pozicion janë:

• Arsimi i Mesëm ose i Larte në profilin Ekonomik;
• Te kete punuar Ekonomist ose Magazinier ne shoqëritë që kanë aktivitet Bare -Restorante – Klube Nate;
• Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë të punojë në Grup.
• Përdorimi i MS Office, vecanërisht i programeve bazë Excel-Word;


Të dhënat:

Pozicioni: Magazinier;
Vendndodhja: Jalë – Vuno;
Raporton tek: Shefi i Financës;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Në varësi të eksperiencës;
Bonuse: Ushqimi dhe fjetja, të garantuara;
Aplikimet mbyllen: 10 Maj 2013


Si të aplikoni:




Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.