PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Import-Export



Albanian HR Solutions
22.04.2013, 09:55
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Menaxher/e Import-Export"

Qëllimi i Pozicionit: Ky pozicion synon të arrijë bashkëpunim sa më të mirë me kompanitë furniture partnere, importe dhe exporte brënda afateve, kosto sa më të mira për të qënë kompetitiv në treg.


Detyrat/Pergjegjësitë:

•Të përgatisë plane pune për individë si edhe për skuadrën
•Analizon dhe mban përgjegjësi për importet dhe exportet e kompanise ne mënyrë që të bëhen në kohë, dhe me kosto të ulët.
•Përgjegjës/e për informacionet doganore dhe ndryshimet e mundshme në legjislacionin shqiptar dhe të shteteve ku importohet apo exportohen mallrat.
•Analizon stokun në bashkëpunim me magazinierin duke hartuar plane të sakta për administratorin për importet e radhës.
•Përgjegjës për përgatitjen në kohë të dokumentacioneve doganore për importe dhe eksporte.
•Ndjek procedurat doganore dhe asiston në zgjidhjen e problemeve doganore
•Analizon tregun dhe paraqet para administratorit ofertat më të mira për transporte të ndryshme

Kualifikime/ Kërkesa:

•Diplomë e Shkollës së Lartë, preferohet në Fakultetin Ekonomik
•Njohuri të mira të programeve bazë të Microsoft Office.
•Aftësi shumë të mira komunikimi në gjuhën Angleze.
•Eksperiencë të ngjashme minimum 2 vjet.

Aftësite:

• Aftësi shumë të mira organizative
• Aftësi shumë të mira supervizimi
• Aftësi shumë të mira negociuese
• Aftësi shumë të mira analizuese.
• Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.



Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 30.04.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154