PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Manaxher i Departamentit te Shitjeve me Shumice



MEGATEK S.A
11.02.2017, 15:53
http://www.njoftime.com/images/biznesi/Megatek_cover.jpg (http://www.megateksa.com)

HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Menaxher i Departamentit të Shitjeve me Shumice

Qellimi i Pozicionit: Menaxhon skuadren e shitjeve me shumice duke garantuar permbushjen e objektivave.

Detyrat dhe Pergjegjesite:

Zhvillon strategjine vjetore per departamentin e shitjeve me shumice dhe siguron zbatimin e saj me sukses, per te permbushur objektivat e departamentit.
Siguron rritje te vazhdueshme te shitjeve, nepermjet zbatimit te nje plani efektiv, zhvillimit dhe menaxhimit te stafit.
Analizon dhe bashkepunon me perfaqesuesit e shitjeve per te finalizuar planin vjetor te shitjeve, duke percaktuar objektivat mujor per secilin perfaqesues shitjesh.
Parashikon plan buxhetin e departamentit te tij per te gjithe vitin duke e ndare ate ne muaj dhe e propozon ate tek Drejtori i Shitjeve,
Parashikon planin e bonuseve dhe monitoron realizimin e tyre.
Vendos dhe mban lidhje te ngushta me klientet e rendesishem.
Perfshihet ne procesin e intervistimit dhe te perzgjedhjes te kandidateve te cilet do jene pjese e departamentit te Shitjeve me Shumice.
Bashkepunon me departamentin e BNJ per te siguruar nje proces trajnimi sa me efikas per kandidatet e perzgjedhur.
Raporton me shkrim, ne baza mujore, tek Drejtori I Shitjeve, mbi mbarevajtjen e punes,
Drejton procesin e vleresimit te performances per stafin qe ka nen varesi dhe garanton nje vleresim objektiv dhe te drejte.
Manaxhon “turnover”-in e punonjesve te Shitjeve me Shumice dhe garanton mbajtjen e tij ne nivel te kenaqshem per Drejtimin e Kompanise.
Realizon detyra te tjera te ngarkuara nga Drejtori I Shitjeve.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:

Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet Administrim-Biznes.
Eksperiencë pune: Te pakten 5 vjet experience pune ne shitje dhe ne pozicone drejtuese.

Aftësite:

Aftesi shume te mira organizuese dhe drejtuese
Aftesi shume te mira planifikuese dhe monitoruese
Aftesi shume te mira komunikuese
Aftesi shume te mira ne shitje
Aftesi shume te mira ne menaxhimin e kohes


Aftesi te tjera:


Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Te disponoje patente te klasit B.


Procedura e Aplikimit: Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com (humanresources@megateksa.com)
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania