PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Inventari



ABCom HR
17.04.2013, 09:54
E ardhmja është ABCom
Nëse mendoni se keni energjinë e duhur për të sfiduar mundësitë që ofrohen për ju nga ABCom, kompania e parë në Shqipëri, e cila prezanton ekskluzivisht për konsumatorin produktin 3N1, Internet, Televizion Dixhital Kabllor dhe Telefoni Fikse, një mundësi e shkëlqyer vjen për ju. Ne jemi një kompani që rritet me shpejtësi dhe që vlerëson cdo punonjës me ambicie profesionale, duke sjellë një mentalitet të ri përsa i përket politikave të kompanisë dhe burimeve të saj njerëzore. Në kuadër të zgjerimit të kompanisë dhe portofolios së produkteve të saj, kompania kërkon të rinj profesionistë me eksperiencë për pozicionin "Specialist Inventari".
Përgjegjësitë:

1. Inventarizimi fizik i nyjeve.
2.Rakordimi i gjendjes kontabel me gjendjen fizike te inventarizimit te nyjeve.
3. Inventarizimi fizik i pajisjeve dhe mjeteve te punes ne perdorim te punonjesve te kompanise ne cdo vendndodhje.
4. Rakordimi i gjendjes fizike me gjendjen kontabel te inventarit ne perdorim te punonjesve.
5. Inventarizim 1 here ne vit per magazinat qendrore neper rrethe.
6.Pergatitja dhe kontrolli i situacioneve mujore per deklarim ne tvsh

Profili:
Diplome universitare ne Fakultetin Ekonomik
Te kete minimumi 1 vit pervoje pune ne inventarizim
Te kete aftesi te te punuarit ne grup
Aftësi të punojë nën presion.
Përgjegjshmëri në kryerjen dhe raportimin e detyrave.
Njohuria e gjuhës angleze, përbën avantazh




Të nderuar kandidatë, ABCom është një kompani që ofron mundësi të shkëlqyera promovimi dhe karriere. Kjo mund të jetë mundësia juaj.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV dhe një Letër Interesi në abcomhr@abcom.al ose në Zyrën e Burimeve Njerëzore të ABCom në adresën:ABCom Shpk, Rr. Dëshmorët e 4 Shkurtit, Kompleksi Green Park, Kulla 2, Kati V, Tiranë.
Për cdo informacion të mëtejshëm ju lutem të vizitoni faqen tonë www.abcom.al


Aplikimet do të pranohen deri në datën 30 Prill 2013.



Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen.