PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Asistent ne Departamentin e Kontabilitetit



Union Bank
15.04.2013, 22:23
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Asistenti ne Departamentin e Kontabilitetit ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.




Asistent ne Departamentin e Kontabilitetit


Qellimi i Pergjithshem i Punes:
1. Rregjistrimi i veprimeve kontabël në zbatim të Manualit Bankar dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit.
2. Kontrolli i llogarive kontabël, përgatitja e raporteve të detajuara për cdo llogari që raporton te zërat mjete dhe detyrime të tjera, si dhe kontrolli i zërave të ndryshëm të bilancit dhe të pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve.
3. Plotesimi i librave të blerjeve dhe shitjeve që deklarohen në organet tatimore dhe kontrolli i dokumentacionit me probleme nga pikëpamja tatimore të cilat klasifikohen si shpenzime të panjohura sipas percaktimit në Ligjin “Për tatim mbi të ardhurat”.
4. Arshivimi i dokumentacionit justifikues të rregjistrimeve të kryera në sistem.


Profili individual i dëshiruar:

· Edukimi: Diplomë e Fakultetit Ekonomik.
· Eksperienca në punë: 1-2 vjet
· Njohuri kompjuterike të mira në Excel dhe Word
· Njohuri të mira të kontabilitetit bankar dhe Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit
· Vëmendje dhe kujdes ndaj detajeve/I aftë të punojë në skuadër/Korrekt në marëdhenie me palë të treta
· Mosha mbi 22 vjec


Personat e interesuar duhet te dergojne:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.com.al (hr@unionbank.com.al)
Tirane

brenda dates 20 Prill 2013.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.