PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Koordinatore Administrative



Albanian HR Solutions
12.07.2013, 10:33
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Koordinatore Administrative"

Qellimi i Pozicionit: Koordinon dhe menaxhon aktivitetet mbështetëse për Presidentin e Kompanisë.

Detyrat/Pergjegjësitë:
• Formulon dokumenta të ndryshme në format elektronik, krijon dhe
mirëmban baza të dhënash financiare dhe statistikore si dhe raporte të
ndryshme duke përdorur MS Excel
• Siguron dhe investigon informacion për të ndihmuar procesin e vendim-
marrjes për superiorët e vet. Organizon dhe merr pjesë në takime,
konferenca dhe projekte në ekip.
• Koordinon takimet, axhendën e supervizorëve dhe merr masa për
organizimin e udhëtimit të tyre apo për pritjen, akomodimin e të ftuarve
nga drejtuesit e kompanisë
• Kontrollon raportet e shpenzimeve dhe ndjek sistemin e aprovimit të
faturave sipas procedurave të përcaktuara.
• Detyra të tjera sic nevojiten kërkohen

Kualifikime/ Kërkesa:
• Diplomë Universiteti në një nga degët e Fakultetit Ekonomik
• Eksperienca të ngjashme minimum 2 vjet.
• Njohje shumë të mirë të Gjuhës Angleze.
• Aftësi të shumë të mira kompjuterike, Njohja e Programeve të paketës
Office


Aftësitë:

•Aftesi shume te mira komunikuese
•Aftesi shume te mira prezantuese
•Aftesi analizuese
•Aftesi shumë të mira per të punuar në grup

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 25.07.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154