PDA

View Full Version : 10 këshilla të vyera shtëpiakeve për të mbajtur trupin në formë



Lady Albania
10.04.2013, 14:57
http://www.ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-10-keshilla-te-vyera-shtepiakeve-per-te-mbajtur-trupin-ne-forme-001.jpg


Jetojmë në epokën ku individët dhe turmat rendin me profesione të ngarkuar, orare të zgjatura, jetë sociale, trafik i ngjeshur, parkime të munguara etj.

E pamundur për të ndjekur palestrat, prandaj edhe specialistët rendin për të krijuar programe sa më lehtësuese që njerëzit ta kenë palestren kudo që ndodhen. Tashmë sporti nuk shihet si aktivitet, por një mënyre jetese , përshkon çdo moment të jetës.

Fatkeqësisht palestrat tona ende servirin programe të vjetëruara, nga të cilat shpesh njerëzit dalin të sfilitur për tu përplasur në shtrat në vend që të vrapojnë në aktivitetet e tjera të ditës. Ndërsa përkundrazi stërvitja duhet të jetë një parahyrje, start i një ditë të bukur e dinamike ajo që do orientojë në suksesin e asaj dite.

Stërvitja nuk është e vetme ajo që mban trupin në formë, tepër rëndësi ka edhe mënyra si një shtëpiake jeton, ushqehet , trajtohet , mendon etj, këto janë hallka domosdoshmërisht të lidhura bashkë, janë si ngjyrat që bëjnë të tërën e një picture.
Ja 10 hapa që duhet të ndiqni për një formë fizike e shpirterore:

1 - Ngrihuni herët dhe para se të largoheni nga shtrati bëni mbi të ushtrime streching (tërheqje) të lehta për të rritur elasticitetin e trupit dhe gjallërimin fizik e mendor

2- Para se të hani mëngjesin, bwni 30 minuta ushtrime mbi tapet , jo mbi shtrat, kolltuk apo divan, sepse ata janë shumë elastike apo të butë, gjë që pengon ushtrimet. Mos kërceni në litar sepse hedhjet me dy këmbë njëkohësisht ju dëmtojnë gjunjët.

3- Pas ushtrimeve bwni një dush me ujë të vakët e më pas të ftohtë për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe rritur elasticitetin e lëkurës

4- Pas dushit kryeni një meditim për 10 minuta duke u mbushur thellë me frymë, gjatë këtij moment pwrpiquni të përqëndroheni në temën e ditës që dëshironi të realizoni duke menduar pozitivisht.

5 - Më pas hani një mëngjes të lehtë duke u përqëndruar në ushqim e jo ne tv apo lexim gazete, kusht për asimilimin e ushqimit dhe me pas pini një kafe.

6- Uluni në tryezw të uritura e ngrihuni të pangopura. Ushqimin ditor konsumojeni jo në 3 por në 5 vakte, për të rënë në peshë apo për të penguar mbipeshën.

7- Gjatë kohës që gatuani, barkun e vithet mbajini të shtrënguara , për të evituar zgjerimin apo varjen e tyre, kjo quhet gjysma e punës që bëhet në palestër.

8- Nëse jeni të lodhura apo të stresuara duhet të hapni një muzikë e ta shoqëroni me zë, të këndoni lehtë, kjo largon përqëndrimin nga problemi, kjo quhet terapi me muzikë.

9 - Për rritjen e adrenalinws (humorit) në pauzat gjatë punëve të shtëpisë hapni tv apo radio me muzikë ritmike e hidhni hapa tw lirshëm kërcimi, kjo nxit qarkullimin e gjakut, e dërgon në pjesën e sipërme të trupit, sepse gjatë qëndrimit në një vend ai grumbullohet në këmbët poshtë dhe shkakton probleme me arteriet, marrje mendsh, lodhje etj.

10 - Mos bini të flini pa ngrënë darkë, pasi është e gabuar nëse mendoni se evitimi I darkës mund tju ndihmojë të bini nga pesha. Ushqimin e darkës konsumojeni minimalisht 2 orë para fjetjes , hani kryesisht gjëra të lehta dhe treteni atë me ecje kryesisht në natyrë në ajër të pastër.


www.ladyalbania.al (http://ladyalbania.al/)

Dashuri dhe përkujdesje për femrat

http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_fb_1.png (https://www.facebook.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_tw_1.png (http://www.twitter.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_rss_1 (http://www.ladyalbania.al/ladyalbania-rss.la)