PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Drejtues Kompleksi Turistik - Jalë



ep & partners consultancy sh.p.k
29.04.2013, 14:18
Drejtues Kompleksi Turistik - Jalë

Kompleksi Turistik

Kompleksi Turistik në Jalë është një nga destinacionet më të frekuentuara gjatë sezonit veror në Shqipëri. Kompleksi është i vendosur buzë detit dhe garanton nivelin më te lartë të akomodimit në bregdetin e jugut.

Mundësia juaj

Investitorët e Kompleksit Turistik janë në kërkim të Menaxherit të Përgjithshëm të Kompleksit, i cili duhet të drejtoj aktivitetin gjatë sezoneve verore në Jalë, ndërsa gjatë pjesë tjetër të vitit do të ketë përgjegjësi të tjera në Tiranë.

Kandidati potencial duhet të ketë eksperiencë të plotë në Hoteleri–Turizëm, në mënyrë që të sigurojë menaxhimin me standarde perëndimore dhe kënaqësi maksimale të klientëve.

Menaxheri i Përgjithshëm do të jetë përgjegjës për të gjithë funksionimin e kompleksit, duke përfshirë: Akomodimin, Barin dhe Plazhin, por edhe duke menaxhuar mirëmbajtjen, pastrimin, marrëdhëniet me klientët, marrëdhëniet me punonjësit, financat, kontrollin, si edhe sigurinë, e përgjegjësinë sociale. Menaxheri i Përgjithshëm do të jetë organi më i lartë vendimmarrës në Jalë.

Ky pozicion pune është një mundësi e shkëlqyer për menaxherët me eksperiencë, por edhe për menaxherët e rinj dhe energjik të cilët kanë si objektiv arritjen e rezultateve dhe kënaqësisë nëpërmjet punës dhe suksesit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


Kandidati duhet të ketë eksperiencë në drejtimin e njësive të tilla; (Eksperiencat në Greqi ose Itali përbëjnë avantazh.)
Arsim të Lartë ose Arsim Profesional në Hoteleri-Turizëm;
Të ketë etikë të lartë punë;
Të këtë aftësi të shkëlqyera komunikuese;
Të jetë mbi 30 vjeç;
Të jetë i gatshëm të fillojnë punë menjëherë.

Të dhënat:

Pozicioni: Drejtues Kompleksi Turistik;
Vendndodhja: 5 muaj në Jalë & 7 muaj në Tiranë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 30 Prill 2013.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.