PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketing & Promocion



Albanian HR Solutions
25.06.2013, 11:12
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore

Ne jemi duke kërkuar kandidatë për pozicionin e "Specialist Marketing & Promocion"

Qellimi i Pozicionit: Përpilon dhe zbaton programe të departamentit të marketingut dhe promocionit.


Detyrat/Pergjegjësitë
• Përgatit materiale marketingu si: broshura, fletëpalosje, kartëvizita etj
• Punon ngushtë me grafikën e kompanisë
• Kordinon shpërndarjen e materialeve të marketing
• Trajnon stafin promovues mbi produktet e kompanisë
• Organizon shpërndarjen e stafit promovues në rrethe
• Raporton me shkrim tek manaxheri i marketing
• Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.

Kualifikime/ Kërkesa:

Arsimi i lartë në Marketing
Eksperiencë pune të ngjashme minimumi 2 vjet

Aftësite:
• Aftesi shume te mira komunikuese
• Aftesi shume te mira prezantuese
• Aftësi shumë të mira kreativiteti
• Aftesi analizuese
• Aftesi shumë të mira per të punuar në grup

Aftësi te tjera:
• Njohuri të mira të gjuhes angleze
• Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 30.06.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!

Tel. : +35544530154