PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Chief Dealer



Union Bank
08.04.2013, 21:58
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit tek ompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Chief Dealer ne Departamentin e Thesarit, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.





Chief Dealer



Qellimi i Pergjithshem i Punes:


Te realizoje maksimumin e mundshem te potencialit te klienteve ekzistues si dhe te synoje rritjen e vellimit te biznesit dhe afrimin e klienteve te rinj ne fushen e kembimeve valutore dhe tregut te parase.
Përgjegjësitë Kryesore:


Te mbikqyre, adminstroje, dhe delegoje operacionet ditore ne dealing room ne baze te politikave dhe procedurave ne fuqi.
Te siguroje qe te gjitha transaksionet e Thesarit realizohen sipas limiteve dhe rregullave te aprovuara nga Union Bank, si dhe ato te percaktuara nga Banka e Shqiperise ose nga institucione te tjera qeverisese.
Te ofroje nje sherbim me cilesi te larte per klientet e Union Bank me qellim arritjen e objektivave te te ardhurave nga kembimet valutore dhe Tregu i Parase, ne perputhje me aktet rregullative te Departamentit te Thesarit.
Te bashkepunoje me strukturat qe mbajne marredheniet me klientet (Retail dhe Corporate) duke i mbeshtetur ata ne perpjekjet e tyre per te zgjeruar vellimin e biznesit dhe afrimin e klienteve te rinj nepermjet marketimit te produkte te kembimeve valutore dhe ofrimit te zgjidhjeve per mbulimin e riskut nga kembimet per klientet e bankes.
Te punoje per zhvillimin e produkteve ekzistuese dhe te reja te thesarit.
Te punoje per pergatitjen e strategjive per mbulimin e riskut te kembimeve valutore ne perputhje me pozicionin e bankes dhe kushtet aktuale te tregut dhe te zbatoje strategjite e aprovuara ne lidhje me kete ceshtje.
Te asistoje Drejtorin e Departamentit te Thesarit ne procesin e percaktimit te objektivave te biznesit ne fushen e kembimeve valutore dhe Tregut te Parase dhe administrimit te likuiditetit.
Te japi vleresimin per personelin e dhomes se tregtimit, dhe te beje vleresime promovuese.

Profili individual i dëshiruar:

· Arsimi :

Ekonomik ose i perafert.
Zoterimi i nje diplome Master ne fushat e permendura me siper do te perbente nje avantazh.
· Eksperience e punes:

Nje eksperience pune prej te pakten 5 vjet ne fushen e kembimeve valutore dhe tregut te parase.
Te kete njohuri te mira te produkteve te Thesarit dhe te procedurave te settlementit.
Njohja e mire e gjuhes angleze eshte domosdoshmeri.
Te kete njohuri te mira IT dhe te jete familiar me sistemet kryesore financiare REUTERS dhe BLOOMBERG.
Te njohe menyrat dhe praktikat e funksionimit te tregjeve financiare.
Te kete aftesi shume te mira komunikuese nderpersonale.
Te kete prirje per punen analitike dhe aftesi te mira vendimarrje nen stres.
Personat e interesuar duhet te dergojne:

- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV

ne njeren nga adresat e meposhtme:


Fax:+355 4 2272 880

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane.

E-mail:hr@unionbank.com.al (hr@unionbank.com.al)


brenda dates 22 Prill 2013 ora 17.00:


Vetem kandidatet e perzgjedhurper interviste do te kontaktohen.