PDA

View Full Version : Tirane, ofroj vend pune Përgjegjës Blerjesh për Rrjet Supermarketesh



ep & partners consultancy sh.p.k
05.04.2013, 01:27
Përgjegjës Blerjesh për Rrjet Supermarketesh

eppc kërkon Përgjegjës Blerjesh për Rrjet Supermarketesh për klientin e tij, i cili është i pozicionuar shumë mirë dhe prej një kohe të gjatë në tregun e shumicës së artikujve ushqimor dhe tashmë po zhvillon me shpejtësi edhe supermarketet e shitjes me pakice në Tiranë dhe Durrës.

Qëllimi kryesor i punës:

Përgjegjësi i Blerjeve është përgjegjës për të gjithë procesin dhe gamën e blerje që nevojitet për rrjetin e dyqaneve. Ai/Ajo duhet të bashkëpunoj ngushtë me departamentin e shitjeve, marketingut dhe financës, në mënyrë që cilësia e produkteve dhe kushtet e tjera të punës të respektohen dhe shtojnë vlerë kompanisë në tërësi.

Kërkesat për këtë pozicion janë:


Të paktën tre vjet eksperiencë në blerjen e produkteve ushqimore;
Të ketë aftësi shumë të mira analizuese;
Të ketë aftësi shumë të mira organizuese;
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi;
Të jetë person energjik dhe i/e motivuar;
Të jetë i aftë të punoje në presion dhe me afate;
Diplome Universitare në Shkencat Ekonomike
Kualifikimet e tjera pasuniversitare përbëjnë avantazh.

Të dhënat:

Pozicioni: Përgjegjës Blerjesh për Rrjet Supermarketesh;
Vendndodhja: Tiranë / Autostradë;
Orari: Nga e Hëna në të Shtunë;
Raporton tek: Administratori;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë konkurruese në treg;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 15.04.2013.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.