PDA

View Full Version : Lezhe, ofroj vend pune Specialist i Sherbimit te Klientit



Union Bank
04.04.2013, 22:21
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per pozicionin:



Specialist i Sherbimit te Klientit ne Degen Lezhe

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:


Informon me profesionalizem klientet e bankes ne lidhje me gamen e produkteve te ofruara nga Banka.
Shet produktet dhe sherbimet e bankes.
· Ekzekuton ne sistem transaksionet e klienteve duke i kushtuar kujdes aplikimit te rregulloreve operacionale te bankes dhe kerkesave rregullatore ne fuqi, si:
- Kryen hapjen e depozitave me afat sipas kerkesave te klienteve
- Pajis klientet me informacion mbi gjendjen e llogarive ne banke, sipas kushteve paraprake te rena dakort
- Ekzekuton transferta brenda bankes, brenda vendit dhe jashte vendit
- Ekzekuton veprimet e kembimeve valutore nepermjet llogarive bankare, etj.

Profili i kerkuar:


Eksperience me pagesat
Aftesi te mira komunikimi dhe bashkeveprimi me klientet
Korrekt dhe i sakte
Preferohet eksperience e meparshme ne sektorin financiar ne te njejten fushe
Njohuri te gjuhes angleze dhe kompjuterit


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 11 Prill 2013:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)
Tirane

Ose ne ambjentet e Deges se Lezhes.
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.