PDA

View Full Version : Shkoder, ofroj vend pune Shef i Operacioneve



Union Bank
02.04.2013, 21:35
Union Bank ka filluar aktivitetin ne 2006, si pjese e zgjerimit te kompanive te Union Grup ne Shqiperi. Qe nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative ne te gjithe sektoret dhe tani ka 29 dege ne qytetet me kryesore te Shqiperise.

Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.

Ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per pozicionin:



Shef i Operacioneve

ne Degen Shkoder



Qëllimi i Përgjithshëm i Punës se ketij pozicioni eshte organizimi, kooordinimi, mbikeqyrja e stafit te deges me qellim qe te arrihet standarti i sherbimit, proaktiviteti ne shitje dhe perputhshmeria operacionale e Deges sipas pritshmerive te Bankes.

Përgjegjësitë Kryesore perfshijne:

1. Siguron qe personeli i deges ploteson ne kohe dhe ne perputhje me standartin e sherbimit ne Union Bank kerkesat e klienteve per sherbime bankare.
2. Siguron qe personeli i deges merr pjese ne menyre aktive ne procesin e shitjes se produkteve bankare ndaj klienteve qe kryejne operacione ne Dege.
3. Kontrollon dhe autorizon veprimet e kryera nga klientet sipas nivelit te autorizimit te percaktuar.
4. Ndjek ecurine gjendjes se cashit ne agjensi per te siguruar perputhshmerine qofte me procedurat e Thesarit qofte me normat maksimale te lejuara nga aspekti i sigurise fizike.
5. Kontrollon dokumentacionin e llogarive, transfertave, sherbimeve te tjera bankare te ofruara nga banka si kartat, e-banking, debitimi direkt, standing Instruction etj dhe siguron perputhshmerine e tyre me rregulloret operacionale te Bankes.
6. Siguron qe Dega kane permbushur ne kohe kerkesat per raportimet, kuadrimet kontrollet ditore dhe te fundmuajit etj. sipas parashikimeve te rregulloreve te Bankes.
7. Drejton/udheheq ne menyre te vazhdueshme personelin e deges drejt rritjes se cilesise se sherbimit, proaktivitetit ne shitje dhe korrektesise operacionale me qellim permbushjen e objektivave cilesore dhe sasiore te deges.
8. Siguron qe personeli i Deges ka nje nivel shume te mire njohjeje te produkteve te bankes dhe procedurave operacionale dhe kontribuon ne menyre te vazhdueshme ne ruajtjen e ketij niveli.



Profili Individual i deshiruar:

· Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
· Eksperience e meparshme pune ne sektorin bankar per te pakten 3 vjet.
· Eksperience e meparshme ne menaxhim, organizim, kontroll per te pakten 1 vit.
· Njohuri te thella te operacioneve bankare.
Aftesi te tjera:

· Njohuri te mira te programeve baze te MS Office.
· Te kete aftesi te mira shitjeje dhe komunikimi.
· Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
· I/e afte te punoje i pavarur, i/e organizuar,i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te marre pesiper pergjegjesi, i/e afte te punoje nen presion.
Personat e interesuar duhet te dergojne:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al (hr@unionbank.al)
Tirane

Ose ne degen e Union Bank ne Shkoder, brenda dates 8 Prill 2013 ora 17:00.
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.