PDA

View Full Version : ofroj vend pune Menaxher Rajonal Shitje



Albanian HR Solutions
05.06.2013, 17:30
Kompania "Albanian HR Solutions" është një kompani e re e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore
Ne jemi duke kerkuar kandidate per pozicionin: "Menaxher Rajonal Shitje"

PËRSHKRIM I PËRGJITSHËM
Sherbim i shkelqyer ndaj klienteve ekzistues dhe identifikimi i klienteve te rinj, duke synuar rritjen e shitjeve ne zonen perkatese nepermjet strategjive ne shitje direkte, marketing, burime njerezore dhe analiza tregu.

DETYRAT DHE FUNKSIONET
-Pergjegjes direkt per prezencen e produkteve te kompanise ne sa me shume pika shitje, dhe biznese tregetare ne zonat qe mbulon (perfshire cdo periferi, apo dhe fshat).
-Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas modelit/strategjise së kompanisë
-Implementimi i strategjive te duhura per arritjen e objektivave
-Zhvillimi dhe ruajtja e marrëdhenieve me klientët
-Pergatit plane te detajuara pune për pozicionin e tij si edhe për skuadren qe ka ne varesi.
-Siguron informacion te drejtperdrejtë dhe te menjehershem per klientet e tij mbi produktet e reja
-Propozon ide, plane per fushata marketing, lancimin e produkteve te reja, promocione, oferta sezonale dhe te perhershme ne baze te klienteve potencial dhe i propozon ato ne qender per aprovim apo diskutim

KUALIFIKIMET
-Diplome e arsimit te larte
-Te kete eksperience ne shitje minimum 3 vjet.
-Fleksibel, i orientuar drejt rezultateve, aftesi komunikimi shume te mira


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara dt. 25.06.2013 në adresën elektronike: contact@hres.al.

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!