PDA

View Full Version : 7 zakone (jo dhe aq) të mira



Lady Albania
16.03.2013, 22:07
http://www.ladyalbania.al/images/articles_photos/ladyalbania-7-zakone-jo-dhe-aq-te-mira-001.jpg (http://www.ladyalbania.al/shendeti/7-zakone-jo-dhe-aq-te-mira.la#)


Shpesh qëllon t`i konsiderojmë të mira disa zakone që në të vërtetë janë të dmëshme për shëndetin tonë. Në vijim po ju njohim me shtatë sjellje të gabuara, të cilat i cilësojmë si një burim të mirëqenies sonë.

Të pish ujë
Edhe pse dëgjojmë të përsëritet vazhdimisht se duhet të pijmë të paktën 8 gota ujë në ditë, kërkimet më të fundit kanë dalë në përfundimin se, jo vetëm që nuk ka vërtetime shkencore në lidhje me këtë, por përkundrazi është hedhur hipoteza se të pish sasi të tepërta uji mund të jetë e rrezikshme sepse ndikon në uljen e kripës në gjak.

Të hash ushqime me pak yndyrë
Kur fillojmë të hamë në mënyrë të shëndetshme ose ndjekim një dietë, jemi të prirur të zgjedhim ushqime me përmbajtje të ulët yndryash në përpjekje për të rënë nga pesha. Sidoqoftë, shpesh, ne rrezikojmë të lëmë jashtë dhe të ashtuquajturat “yndyrna të mira”, si për shembull acidet yndyrore “omega 3”, që gjenden në disa lloje peshqish, tek arrat dhe te farat e lirit. Ky lloj yndyrnash na ndihmon që ta ruajmë lëkurën të butë, të hidratuar dhe të tonifikuar, por është gjithashtu e domosdoshme për funksionimin e mirë të trurit, shëndetit të zemrës dhe parandalimin e artritit.

Të pish kokteje joalkoolike
Mund të mendohet se zevëndësimi i koktejeve alkoolike me ato pa alkool, është një zgjedhje e mirë për shëndetin, por kjo nuk është gjithmonë një teori që vlen. Ndërsa të reduktosh alkoolin është diçka pozitive për mirëqenien tonë, koktejet joalkoolike përmbajnë shpesh shumë sheqer të rafinuar, që sipas studimeve të ndryshme, mund të krijojë po atë varësi që krijon alkooli. Ndaj nëse doni të pini një aperitiv pa pasur asnjë merak, zgjidhni joalkoolikët me fruta në vend të atyre me bazë shurupi.

Fitness në orët e para të mëngjesit
Të ushtrosh përditë sport të shëndetshëm është ideale, por vetëm pasdite. Shumë studime kanë dalë në përfundimin se një stërvitje e rëndë herët në mëngjes nuk është aq gjë e mirë sa ç`kujtojnë të gjithë. Një studim i realizuar nga Brunel University (Middlesex) ka zbuluar se një stërvitje shumë impenjative në mëngjes mund të kompromentojë sistemin imunitar dhe t`i ekspozojë atletët ndaj një rreziku të lartë infeksionesh bakteriale dhe virale. Për mëngjesin këshillohen gjimnastika e lehtë ose ecja e shpejtë, ndërkohë që stërvitja e rëndë mund të shtyhet për në pasdite.

Të marrësh shtojca ushqimore
Vitaminat janë me siguri diçka e mirë për shëndetin, por bëni kujdes se si dhe sa syresh merrni, mbi të gjitha nëse jeni tipi që iu drejtoni shpesh shtojcave ushqimore. Kërkime të ndryshme kanë treguar se doza të larta vitaminash që përmbajnë hekur, magnez dhe vitaminë B6, rrisin rrezikun për vdekshmëri te gratë shtatëzëna; ndërsa, te meshkujt, marrja e tepërt e vitaminës E, do të provokonte një rrezik më të madh nga kanceri i prostatës. Disa njerëzve mund t`u kërkohet të marrin disa lloje vitaminash, sidomos nëse kanë nivele të ulta vitaminash D ose dhe veganëve, që mund të kenë mungesë të vitaminës B12. Por në këto raste, zgjidhja më e mirë nuk janë vitaminat, por një dietë e larmishme me fruta dhe perime, në gjendje për t`ju furnizuar me të gjitha vlerat ushqyese për të cilat keni nevojë.

Të përdorësh kremin e diellit
Me ardhjen e verës, mbi të gjitha, nisim të tregojmë kujdes nga rreziqet e rrezeve të diellit, në veçanti, i ruhemi kancerit të lëkurës duke mbuluar lëkurën tonë në çdo moment. Megjithatë, edhe pse është esktremisht e rëndësishme të mbrojmë lëkurën, disa ekspertë së fundmi kanë sugjeruar se një ekspozim minimal por i shpeshtë ndaj diellit i bën mirë organizmit tonë, sepse një mungesë e vitaminës D mund të çojë në rakitizëm, osteomalaci dhe depresion. Këshilla zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar, ku nivelet e rakitizmit janë rritur vitet e fundit, është që të kalojmë në diell 10 minuta në ditë përpara se të vëmë kremin e diellit.

Të flasësh për problemet e tua
Të flasësh për problemet e tua shpesh mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t`i parë në mënyrë më objektive situatat, duke gjetur kështu më lehtë një zgjidhje. Megjithatë, studime të ndryshme kanë sugjeruar se, të mendosh dhe të rimendosh për vështirësitë e tua, mund të ndikojë negativisht për shëndetin. Sipas kërkimeve, të zgjatesh dhe të analizosh shumë shpesh problemet e tua me miqtë, mund të shkaktojë shqetësime ankthi, stres dhe depresion. Do të ishte mirë të flisnit për zgjidhjet e mundshme, në vend të problemeve në vetvete.


www.ladyalbania.al (http://ladyalbania.al/)

Dashuri dhe përkujdesje për femrat

http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_fb_1.png (https://www.facebook.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_tw_1.png (http://www.twitter.com/ladyalbania) http://www.ladyalbania.al/css/images/icon_rss_1 (http://www.ladyalbania.al/ladyalbania-rss.la)