PDA

View Full Version : Experienced Accountant



Dynamics Partners Sh.p.k
15.03.2013, 14:50
Date: 2013-03-15



http://www.dynamicspartners.al/assets/img/logo.png (http://dynamicspartners.al)

Kontabilist me Eksperience


Klienti yne eshte nje grup i huaj qe operon suksesshem ne fushen e Shendetesise dhe sherbimeve ambulatore. Se fundmi, grupi eshte shtrire ne saje te nje investimi modern edhe ne Shqiperi. Per te forcuar stafin e tyre, ne po kerkojme nje kandidat te motivuar per t’iu bashkuar kompanise, ne pozicionin e Kontabilistit.

Roli:
Eshte pergjegjes per llogarite dhe faturat. I raporton direkt Drejtorit te Finances.

Pergjegjesite:



Nxjerr, kontrollon dhe ndjek llogarite per t'u paguar , proceson pagesen e faturave
Fut te dhenat ne software e kontabilitetit
Kontrollon transfertat dhe levizjet bankare
Eshte personi i kontaktit per bankat, klientet dhe palet e treta
Mban pergjegjesi ne fund te muajit per te gjitha faturat qe jane procesuar
Perpunimi i hyrjeve ne librin kontabel
Pergatitja e Pasqyrave Financiare sipas IFRS dhe standarteve lokale te kontabilitetit
Kontrollon mbylljet mujore te TVSH-se dhe pergatit deklaraten e TVSH
Ndihmon dhe komunikon me autoritetet tatimore dhe auditoreve te tjera gjate kontrolleve
Merr pjese ne projekte te veçanta dhe detyra te tjera te caktuara nga Drejtori i Finances


Kualifikimet:


Diplome Universitare ne Finance, Ekonomiks ose Administrim Biznesi
Minimumi 3 vite pervoje pune ne pozicion te ngjashem; eksperienca e punes ne kompani nderkombetare eshte e preferueshme
Njohuri te shkelqyera te gjuhes Italiane si dhe njohje te mire te gjuhes angleze
Njohuri shume te mira te Alpha ose Finance 5, si dhe standarteve kombetare te kontabilitetit
Njohuri te mira te MS Office, njohuri te shkelqyera te Excel-it
Aftesi shume te mira analitike dhe komunikuese



Kandidatet e interesuar mund te aplikojne duke derguar CV dhe Leter motivimi ne adresen : ledi.leka@dynamicspartners.al para dates 31 Mars 2013.

Te gjitha aplikimet do te trajtohen ne konfidencialitet te plote. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.